Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Lumturia është një gjë vështirë e kuptuar dhe gjithashtu shumë vështirë për t'u mbajtur. Shkencëtarët, ekonomistët dhe filozofët e kanë përkufizuar atë ndër epoka si një kombinim i gjërave të ndryshme, midis tyre shëndeti, pasuria, shoqërimi dhe siguria. Indekse të ndryshme përpiqen të rendisin vendet më të lumtura në botë mbi baza vjetore. Raporti i Lumturisë Botërore nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të KB (SDSN) është veçanërisht interesante pasi rendit 156 vende sipas asaj se sa të lumtur qytetarët e tyre e perceptojnë veten. SDSN punëson një grup ndërkombëtar të ekonomistëve, neuroshkencëtarëve dhe statistikës për të anketuar qytetarët mbi mirëqenien e tyre subjektive për të prodhuar një listë gjithëpërfshirëse vjetore të vendeve më të lumtura në botë.Se çfarë na bënë neve të lumtur përcaktohet në bazë të elemneteve bazë të knaqëshmërise së njerzve sa ju përket mënyrës së jetesës apo kualitetit të saj,dhe shumë faktorë tjerë të cilat përfshihen në të,siç janë pabarazia gjinore,stabiliteti ekonomik,stabiliteti politik,të ardhurat për kokë banori,GDP,shëndetësia ,arsimimi,infrsatruktura e shumë elemente tjera të rëndësishme të cilat kanë ndikim indirekt në përcaktimin se sa i lumtur një vend është. Si pas statistikave të raportit të Lumturisë Botërore,për vitin 2019 ,si vendi apo shteti më i lumtur në Botë është renditur Finlanda,ndërkaç më i palumturi është rënditur Haiti.Në këtë punim do të njoftoheni me atë se sa është i lumtur shteti jonë,Kosova. Do të shtjellohen disa definicione sa i përket lumturisë si term,dhe thelbi i gjithë kësaj teme është GDP-ja ,se sa ndikon GDP-ja në lumturinë e shtetit të Republikës të Kosovës,si dhe një krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit sa i përket knaqshmërisë së popullsisë e cila e përbën lumturinë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1877

Included in

Business Commons

Share

COinS