Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Në botën fiktive të Orwellit në librin e titulluar ‘1984’, super shteti i Oqeanisë është në luftë permanente me fqinjët. Brenda shtetit njerëzit jetojnë në terr informativ por gjithashtu janë nën monitorim konstant nga ‘Vëllau i Madh’ i cili shtyp popullatën përmes ndërthurjes së gënjeshtrës me të vërtetën, duke e turbulluar kështu mendjen e tyre deri në nënshtrim. Ky manipulim është i mundur përmes gjuhës së re të shpikur nga regjimi, e cila quhet “gjuha e dyfishtë”, gjuhë e cila përdoret nga Ministria e së Vërtetës për prodhimin konstant të propagandës e cila njëkohësisht fshinë të kaluarën dhe trillon të tashmen. Ministria e së Vërtetës, është njëra ndër ministritë kryesore përmes të cilës “Vëllau i Madh” kontrollon popullatën. Për këtë ministri kryesore rezervohet pjesa më e mirë e kryeqytetit, ku kjo ndërtesë ngritët si monolit në qiell me mijëra të punësuar, të cilët 24 orë në ditë punojnë pa reshtje në fabrikimin e së “vërtetave alternative”. Në këto ndërtesa monolite 600 metra të larta në formë piramide punonjësit janë vazhdimisht në korrigjim të së kaluarës, andaj ata për të qenë të denjë për këtë punë duhet të kalojnë përmes plot hapësirave të brendshme të ministrisë të cilat janë të dizajnuara për fshirjen e memories. Secili punëtor para së të hyjë dhe para së të dal nga ndërtesa kalon përmes fazave të heqjes

së kujtesës, kështu duke mënjanuar rrezikun e daljes së të vërtetës reale. Jeta dhe puna në këtë vend utopik është mizore dhe dëshpëruese. Çdo gjë që mund të kujtoj të kaluarën qoftë arkitektonike apo historike është eliminuar, dhe në të gjitha ndërtesat e reja shkruan “Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi!”. Ndërtesat shtetërore në këtë utopi shërbejnë pra si pankarta për t’ia kujtuar popullit të “vërtetëm alternative” që ata duhet ta besojnë. Regjimi fiktiv i Orwellit na kujton se përmes fshirjes së kujtesës kolektive dhe trillimit të së shkuarës dhe tashmes është e mundshme vetëm përmes arkitekturës, ku “Vëllau i Madh” është gjithnjë në krijim konstant të alternatives, dhe ai/ata e di/dinë së sa shumë ka ndikim arkitektura në mendjen, si në punëtorin që futet brenda por dhe në qytetarin që e sheh nga jashtë.

Gjatë leximit të këtij libri fantastik, unë u inspirova për tematiken e diplomës, ku fillimisht në mendjen time analizova së si është jeta e një punëtori të “Ministrisë të së Vërtetës” dhe si do mund të ishte në rastin e kundërt. Arkitektura e ndërton kulturën dhe mënyrën e të menduarit të një populli. Avancimi kulturor dhe shoqëror i një popullate më së mirë mund të vërehet në kualitetin arkitektonik të vendit ku jetojnë dhe se si e ruajnë të shkuarën. Ndërtimi i një kujtese kolektive, kërkon shekuj andaj askush më mirë së “Vëllau i Madh” nuk e di këtë. Për të shkatërruar një shoqëri duhet vetëm të shkatërrohet arkitektura, me shkatërrimin e saj bie e gjithë rrjeta mbrojtëse e një shoqërie. Ndërtesat

e reja, të ndërtuara së fundmi në Prishtinë nuk e respektojnë kontekstin e as dinjitetin dhe shëndetin mendor të përdoruesit, duke krijuar një kulturë të rrezikshme brenda shoqërisë ku jetoj. Duke u bazuar në atë së si qyteti im është në degradim total dhe si e kaluara arkitektonike tjetërsohet ose shkatërrohet, më shtynë të propozoj një alternativë tjetër. Pra, ku e kaluara urbane e kontekstit respektohet dhe dinjiteti i shfrytëzuesit të ndërtesës është primar. Për ta arritur këtë qellim në zhvillimin e temës së përzgjedhur, do nevojitet analizë e thellë e kontekstit dhe funksionit të ndërtesës së propozuar alternative. Rrugëtimin në procesin e dizajnit të kësaj ndërtese komplekse do ta kalojë nëpër disa postblloqe të detajuara dhe paraqitura në diplomë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2560

Included in

Architecture Commons

Share

COinS