Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Architecture (MArch)

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Industria e hotelerisë është në zemër të sistemit të mikpritjes. Kjo vjen nga traditat më të vjetra në historinë e njerëzimit - respekti për të ftuarin, festimi i pritjes dhe shërbimit të tij. Ajo lidh organikisht dhe natyrisht restorante, kafene, transport dhe ekskursione në një zinxhir të vetëm të shërbimeve turistike dhe ekskursionale. Sot, industria e hotelerisë si një lloj aktiviteti ekonomik përfshin ofrimin e shërbimeve dhe organizimin e qëndrimeve afatshkurtra në hotele, motele, kampe dhe lehtësira të tjera akomodimi për një tarifë dhe përfaqëson sistemin më të fuqishëm ekonomik në një rajon apo qendër turistike. Në vendin tonë, gjatë këtyre dy dekadave të fundit, interesi për industrinë e mikpritjes, përfshirë shërbimet hoteliere dhe turistike, është rritur vazhdimisht. Në kushtet moderne, agjencitë kryesore të udhëtimit, hotelet, dhe komplekset turistike i japin përparësi, para së gjithash, plotësimit të nevojave të mysafirëve dhe turistëve, dhe vetëm atëherë rritin përfitimin e tyre. Për më tepër, çdo punonjës i hotelit dhe kompleksit turistik jo vetëm që duhet të marrë pjesë në tërheqjen e miqve (turistëve), në plotësimin e dëshirave të tyre, por edhe të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të tejkaluar pritjet e tyre. Pra ideja kryesore e temës së përzgjedhur ka të bëjë me një potencial shumë të rëndësishëm të vendit tonë, turizimin dhe natyrën e pasur, që e ofron, që do të thotë se ka perspektivë jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen. Qëllimi kryesor i projektimit të një Kompleksi Hotelier modern në qytezën e Deçanit, qëndron në faktin se komplekse të tilla në një komunë prej diku rreth 42 fshatrash mungojnë, duke marrë parasysh edhe natyrën piktoreske të Deçanit dhe mundësitë e mëdha të zhvillimit të turizmit të një zone mjaft të pasur malore dhe afërsinë me parkun natyror Bjeshkët e Nemura (Alpet Shqiptare), ku shtrirja e Deçanit llogaritet të jetë në një distancë diku rreth 100 m në vijë ajorore nga Bjeshkët e Nemura (Alpet Shqiptare). Poashtu ky kompleks do të ketë edhe rëndësinë e vet të identifikimit, pasi që lokacioni i përzgjedhur për këtë temë gjendet në nyjet e kryqëzimit të rrugëve, që lidhin qytezën e Deçanit me fshatrat përreth, si dhe pikërisht në atë pjesë mendohet të kalojë edhe aksi i rrugës nacionale me rëndësi të veçantë, Deçan – Plavë. Pra qëllimi kryesor i temës qëndron në prekjen e një multifunksionaliteti temash, me rëndësi dhe potencial, duke i marrë për bazë edhe mundësitë tona modeste si shtet. Projektimi i një kompleksi të tillë , kërkon eksplorim të thukët të ideve dhe mundësive, të cilat duhet të implementohen brenda ndërtesave të kompleksit, në mënyrë që nëpunësit të ndjehen komfort në vendet e tyre të punës si dhe konsumatorët poashtu. Janë krijuar përpjekje që pamja fizike të përputhet me plotësimin e funksionit dhe këto dy elemente të ngërthejnë në një strukturë arkitektonike të suksesshme dhe identifikuese. Dizajnimi i Kompleksit Hotelier në qytezën e Deçanit, ku përfshihet ndërtesa e Hotelit si ndërtesë kryesore dhe ndërtesat e tjera si villat malore kryesisht tradicionale me doza të vogla moderne, mulliri tradicional si dhe ndërtesa e stallës, që konsiderohen si ndërtesa dytësore në këtë rast me tipar tradicional dhe rekreativ, ka lindur si nevojë e madhe që ky qytet të ketë një bazë të fortë identifikuese, të ecë në rrjedhën e zhvillimit të turizmit malor nga njëra anë si dhe aspektit të trashëgimisë nga ana tjetër, pasi që qyteza dhe komuna në përgjithësi dallohet me këto dy elemente. Gjatë përpunimit të kësaj teme kam arritur që të fitoj njohuri edhe më të gjera rreth projektimit dhe dizajnimit të objekteve hoteliere, dizajnimin e sipërfaqeve të mëdha urbane, përdorimin e teknologjisë në sistemin e ndriçimit, ngrohjes dhe ventilimit, përdorimin e elementeve dhe materialeve moderne të fasadave, projektimin e hapësirave me funksione të ndryshme të integruara brenda një ndërtese të caktuar dhe shumë faktorë të tjerë, që ndikojnë në formimin e një personaliteti të duhur të një projektanti arkitektural. Zgjidhja e cila paraqitet si pjesë përmbledhëse apo finale e tërë hulumtimit, vjen duke u bazuar në një seri faktorësh, të renditura në pjesën e përmbajtjes, duke filluar nga shqyrtimi i literaturës, ku në pika gjenerale përshkruhet historiku i komplekseve hoteliere dhe hoteleve, organizimi strukturor i tyre si dhe industria moderne hoteliere, pastaj rastet studimore të ngjashme me kompleksin hotelier, që është marrë si temë e hulumtimit, pyetjet hulumtuese, metodologjia e aplikuar, gjetjet, konkludimet dhe rekomandimet si pjesë finale për të përmbushur aftësitë teknike dhe arkitekturale, të projektimit dhe përshkrimit të kompleksit hotelier si temë voluminoze të hulumtimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2556

Included in

Architecture Commons

Share

COinS