Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Valdrin Haxhiu

Language

Albanian

Abstract

Me zhvillimin e programimit ndër vite, mund të dallojmë shumë e shumë fjalë dhe terma të reja çdo ditë, duke na ngritur dhe ngjallur kureshtjen të lexojmë dhe të dimë më shumë rreth tyre, pasiqë vet profesioni që kemi zgjedhur është i tillë. Ndër to programimi Imperativ, Reaktiv dhe Funksional, tri lloje të programimit, të cilët ndoshta secili nga ne i kemi përdorur, por pa e ditur saktë me cilin nga ta jemi duke punuar, duke i veçuar në bazë të emrit dhe karakteristikave të tyre.

Në bazë të këtij punimi të diplomës, unë do bëj përpjekje të mund të sqarojë çfarë janë secili prej këtyre tri llojeve të programimit, kur duhet t’i përdorim, cilat janë përparësitë dhe mangësitë e tyre në programim, shembuj të sistemeve që përdorin programimin Imperativ, Reaktiv dhe Funksional.

Si rezultat i këtij hulumtimi krahasimi në mes tyre do bëhet edhe në bazë të implementimit të disa shembujve me gjuhën programuese Java / Spring Boot, duke mundësuar dallimin dhe mundësitë e përdorimit të tyre në lloje dhe projekte të ndryshme. Gjithashtu edhe mundësia e përdorimit dhe implementimit në një projekt ose aplikacion të përbashkët.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2630

Share

COinS