Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Çdo teknologji në ditët e sotme ka mënyrën e vet të përdorimit, mangësitë dhe përparësitë e saj. Në këtë Punim Diplome me temë Teknologjitë e shpërndarjes së rrjetit IPTV jemi munduar sado pak të shpjegojmë këtë teknologji, mënyrën e shpërndarjes dhe veçoritë e saj. IPTV në përgjithësi është një term që përdoret për dërgimin e kanaleve televizive tradicionale, filmave dhe përmbajtjet e kërkuara të videove lidhur me një rrjet privat. IPTV është teknologji përmes secilës bëhet shpërndarja e përmbajtjes mediatike, videove ose televizionit të drejtpërdrejtë duke përdorur rrjetin IP. IPTV për të funksionuar mund të përdorë internetin publik, një rrjet lokal privat (LAN) ose rrjet me zonë të gjerë (WAN). Nga perspektiva e shërbimeve të ofruara IPTV përfshinë blerjen, procesimin dhe siguron dërgimin e videos përgjatë infrastrukturës të rrjetave IP. IPTV është një proces apo metodë për përgatitjen dhe distribuimin e sinjaleve televizive përgjatë rrjetit të të dhënave të bazuar në IP. Pra kjo teknologji dërgon programet televizive deri te shtëpitë tona përgjatë lidhjes broadband (brezit të gjerë) duke përdorur protokollet IP.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2655

Share

COinS