Date of Award

Spring 6-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Njerëzit kanë nevoja të ndryshme të jetës, një vend për të jetuar, një vend për të punuar dhe një vend për të blerë. Larmia e këtyre nevojave ndikon në kërkesat hapësinore për aktivitete, atehërë në menyrë që të rritet efikasiteti i këtyre nevojave, nevojitet një hapësirë që është në gjendje të akomodojë disa funksione njëkohësisht. Projektimi i ndërtesës multifunksionale na bënë të mundur për t’i bashkuar disa funksione në të njejtën kohë në një ndërtesë. Duke dizajnuar një ndërtesë të tillë multifunksionale e cila synon të sigurojë një hapesirë që është në gjendje të përmbushë nevojat njerëzore dhe të sigurojë komoditet për përdoruesit, atëherë është projektuar në formen e kombinimit të ndërtesës vertikale dhe asaj horizontale që bashkon ndërtesat, hapësiren e jashtme si një përpjekje për të mbështetur zhvillimin e qytetit. Projektimi i kësaj ndërtese multifunksionale ka në vete forma të grumbulluara ku modelet grupohen në kërkesat funksionale si: madhësia, forma, ngjyra, distanca dhe venddodhja, si një formë e përshtatjës së projektimit ndaj kushteve të tokës.

Dizajni merr parasysh nevojat e hapësirës së objektit, mjedisit përreth, si dhe përdorimin e materialeve. Funksionet e banimit dhe administratës janë analizuar dhe projektuar me standarde nivelit botëror, banesat janë mjaftë të shfryetzueshme dhe komode, hapësirat e zyrëve plotësojnë të gjitha kushtet maksimale për punë. Po ashtu mundësia e këtij projekti është të rikthejë elementet natyrore përseri në urban, dhe për të krijuar hapësirë më natyrore për banorët. Kjo hapësirë përdoret për shumë funksione, e cila mund të sigurojë më shumë gjelbërim të bimësisë për mjedisin përreth, si dhe të pastroj ajrin. Pra kombinimet e elementeve natyrore janë prezantuar në ndërtesë, ku janë të ngjitur me ndërtesën.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2922

Included in

Architecture Commons

Share

COinS