Title

VILË MALORE

Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

“Arkitektura është shprehje e vlerave – mënyra se si e ndërtojmë është një pasqyrim i mënyrës sonë jetësore”. N.F

Arkitektura parimisht mishëron vetë konceptin e jetës sonë, ajo madje arrin të ndikojë edhe në pjesën më të rendësishme të njeriut, atë humane dhe psikologjike. Mënyra se si ne jetojmë dhe zhvillojmë funksionet jetësore është një rezultim direkt se si janë zhvilluar projektet arkitektonike dedikuar atyre që do ti shfrytëzojne.

Duke u bazuar në këtë fakt është tejet e rendësishme që projekti të ketë strukturë dhe plan i cili i përmbushë kërkesat funksionale të harmonizuara me ambientin që e rrethon, në menyrë që të formohet kështu një terësi e qartë dhe e balancuar.

Përveç ndërtesave në të cilat zhvillohen çdo ditë aktivitetet jetësore si banimi dhe puna, njeriu vazhdimisht është në kërkim të një “arratisje” nga përditshmëria dhe struktura e qytetit.

Këtë kërkesë e plotëson maksimalisht lokacioni në të cilin është zhvilluar projekti i vilës. Me një shtrirje natyrale në një pyll prej pishave, gjithnje duke siguruar qetësi dhe bukuri ne një oazë gjelbërimi. Këto atribute natyrore krijojnë qasje për krijimin e hapësirave më të përshtatshme të banimit dhe gjuhë të pastër të dizajnit, duke na përshkuar ndjenjën e qetësisë shpirtërore.

Projekti zhillohet gradualisht duke e bërë lidhjen e funksionit si dhe integrimin e objektit me lokacionin.Së këndejmi, funksioni, struktura, dhe forma adaptohen me kushtet e lokacionit, që rrjedhimisht na drejtojnë në përvetësimin e materialeve që do ta sendndërtojne atë.

Vetite natyrale dhe shtrirja e lokacionit diktojnë drejtpërdrejte në përzgjedhjen e materialeve rrethanore. Si rrjedhoje e ndikimit që ndërtimi i objektit mund të ketë në një ambient të tille, materialet që gjenden përrreth lokacionit do të ndihmojnë në stabilizimin e asaj që do të “shkatërrohet”.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.675

Included in

Architecture Commons

Share

COinS