Event Title

Të arriturat më të reja në trajtimin e kancerit metastatik të gjirit hormon receptor pozitiv dhe receptor të faktorit të rritjes epidermale humane 2 negativ me inhibitorët CDK4/6

Session

Medicine and Nursing

Description

Qëllimi i këtij punimi është të përshkruajë rolin dhe rëndësin e aplikimit të inhibitorëve CDK4/6 në trajtimin e pacientëve me kancer metastatik të gjirit hormon receptor pozitiv dhe receptor të faktorit të rritjes epidermale njerëzore 2 negativ (HR + / HER-2-).

Kanceri i gjirit është një ndër karcinomat më të shpesht tek gratë, me më shumë se 276,000 raste të reja të vlerësuara në vitin 2020. Kanceri metastatik i gjirit përbën 6-10% të të gjithë pacientëve të diagnostikuar, është një sëmundje e pashërueshme dhe kërcënuese për jetën me mbijetesë 5 vjeçare afërsisht 25%. Fatkeqësisht, pavarësisht hapave të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të gjirit, përsëritja e sëmundjes ndodh në 20-30% të pacientëve. Kanceri i gjirit me receptor hormonal pozitiv, i cili përbën më shumë se 70% të rasteve, është trajtuar me terapi endokrine me inhibitor selektivë të receptorëve të estrogjenit dhe me inhibitor të aromatazës. Megjithëse terapia endokrine mbetet shtylla kryesore e trajtimit të kancerit të gjirit me receptor hormonal pozitiv, rezistenca zhvillohet deri në 50% të pacientëve me kancer të avancuar të gjirit. Për të luftuar rezistencën, janë aprovuar terapi të cakut, tre inhibitor CDK4/6 palbociklib, ribociklib dhe abemaciklib si terapi për pacientët me kancer të avansuar ose metastatik të gjirit hormon receptor pozitiv dhe receptor të faktorit të rritjes epidermale humane 2 negativ (HR+, HER2–). Inhibitorët CDK4/6 (Cyclin-dependent kinase inhibitorët) janë klasa më e re e medikamenteve për trajtimin e kancerit të gjirit në stadin e avancuar. Efekti kryesor i inhibitorëve të CDK4 /6 është të zgjasin kohën e zhvillimit të rezistencës ndaj terapisë endokrine. Mbijetesa mesatare pa progresion të sëmundjes është rreth 20 muaj në vijën e parë të trajtimit ku inhibitorët CD4/6 u kombinuan me inhibitorët të aromatazës dhe rreth 10 muaj në vijën e dytë ku inhbitorët CD4/6 u kombinuan me fulvestrant. Zgjatja e kohës pa përparimin e sëmundjes e shtyn përdorimin e kimioterapisë dhe pacientëve ju sigurohet cilësia më mirë e jetës, pa efekte anësore të kimioterapisë, e cila ka një efekt sistemik në trup, duke shkaktuar nauze, te vjella, rrënie të flokëve dhe të ngjashme.

Përfundimi:

Inhibitorët CD4/6 në kombinim me terapinë endokrine janë një mundësi e re terapeutike, në trajtimin e kancerit metastatik të gjirit. Përdorimi i inhibitorëve CDK4/6 në trajtimin e kancerit metastatik të gjirit, hormon receptor pozitiv dhe HER-2 negativ, ka sjellë një përmirësim të dukshëm të kontrollit të sëmundjes, duke zgjatur në mënyrë të konsiderueshme mbijetesën pa progredim të sëmundjes, me një profil të pranueshëm të toksicitetit.

Keywords:

Kanceri metastatik i gjirit, ciklin dependent kinaz inhibitorët; palbociclib; ribociclib, abemaciclib.

Proceedings Editor

Edmond Hajrizi

ISBN

978-9951-550-47-5

Location

UBT Kampus, Lipjan

Start Date

30-10-2021 12:00 AM

End Date

30-10-2021 12:00 AM

DOI

10.33107/ubt-ic.2021.172

This document is currently not available here.

Share

COinS
 
Oct 30th, 12:00 AM Oct 30th, 12:00 AM