Event Title

ROLI I INFERMIERIT NË ADRESIMIN E NEVOJAVE TË SHËNDETIT SEKSUAL

Session

Medicine and Nursing

Description

Hyrje - Kujdesi shëndetësor seksual është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për shëndetin fizik dhe mendor, megjithatë shumë infermierë nuk janë të përgatitur sa duhet për të adresuar këto nevoja. Përvojat e të mësuarit në edukimin bazik të infermierëve janë të pakta dhe mundësitë për të ndjekur kurse pas edukimit mund të jenë të pakta, përveç nëse roli i punës lidhet në mënyrë specifike me shërbimet e shëndetit seksual. Megjithatë, ekziston mundësia për t'iu qasur temave të shëndetit seksual në kujdesin shëndetësor, nëse infermierët ndihen të sigurt për ta bërë këtë.

Qëllimi – Të sensibilizohet opinion shëndetësor për nevojën dhe rolin e infermierit në adresimin e drejtë, profesional dhe shkencor të nevojave të pacientëve në fushën e shëndetit seksual.

Metodologjia – Shqyrtimi I literaturës relevante bashkëkohore të dedikuar për rolin dhe rëndësinë e infermierëve në adresimin e kësaj teme duke u përkujdesur që të shtojmë edhe komentet tona profesionale e të bazuar në kërkesat e klientëve të trajtuar në ordinancën Libido në Prishtinë.

Rezultatet e pritura – Vetëdijesimi i infermierëve, bartësve të shkollimit profesional infermierik të sektorit publik dhe privat për rolin dhe rëndësinë e përfshirjes së çështjeve të shëndetit seksual në kurikulat mësimore si nevojë emergjente përmes së cilës infermierët do të marrin njohuri profesionale dhe gatishmëri për tu qasur drejtë e mirë në përmbushjen e rolit të tyre.

Përfundime - Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe organizmat tjerë relevant promovojnë infermierët si pararojë të ofrimit të kujdesit shëndetësor seksual por shumë infermierë ndihen pakëndshëm për tu përfshirë në këtë aspekt të kujdesit në konsultimet e tyre të përgjithshme.

Keywords:

infermieri, shëndeti seksual, kujdesi shëndetësor

Proceedings Editor

Edmond Hajrizi

ISBN

978-9951-550-47-5

Location

UBT Kampus, Lipjan

Start Date

30-10-2021 12:00 AM

End Date

30-10-2021 12:00 AM

DOI

10.33107/ubt-ic.2021.173

This document is currently not available here.

Share

COinS
 
Oct 30th, 12:00 AM Oct 30th, 12:00 AM