Event Title

Ndikimi i të drejtës së pacientit për të përzgjedhur mjekun në rritjen e numrit të lindjeve me prerje Cesariane në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Presenter Information

Skender Dreshaj
Samoni Loxha

Session

Medicine and Nursing

Description

Lindjet përmes rrugës operative, e njohur si Sectio Caesarea, nga fillet e saja kur aplikohej vetem kur paraqitej njëri nga 4 indikacione absolute në ditën e sotme aplikohet duke vlersuar rreh 100 indikacione të mundshme përfshirë edhe të drejtën e pacientit për të vendosur nëse do të kryej lindjen më këtë ndërhyrje.Kjo ka bërë që numri i lindjeve të kryera me Sectio të rritet nga viti në vit. Derisa në vitin 2000, në Kosovë, lindjet me prerje cezariane kanë qenë 7.5 %, ky trend është rritur në mbi 33% në vitin 2014 Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga 7% në vitin 2000 në 38.2/% në vitin 2020.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë rritje enorme, përpos faktorëve të mirënjohur si përsosja e teknikës operative, përsosjet e teknikave të anestezionit, kuadri profesional i trajnuar, edukimi shëndetsor, planifikimi i familjes,të drejtat e zgjeruara të pacientit në vendimarrje llogaritet të jetë faktor me ndikim të ndjeshëm. Punimi ka për qëllim të dokumentoj nëse e drejta e pacientit për të përzgjedhur mjekun që do të udhëheqë lindjen është njëri ndër faktorët me ndikim të ndjeshmëm në rritjen e përqindjes se lindjeve me Sectio Caesarea në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Me qëllim të adresimit të qështjes është përpiluar një pyetësor me 5 pyetje që kanë për qëllim të burojnë të dhëna të besueshme nëse dakordimi i arritur mes pacientit dhe mjekut të përzgjedhur për të përcjellë shtatzaninë dhe lindjen ka rezultuar me numër të madh të lindjeve me Sectio Caesarea. Janë anketuar 160 lehona, që kanë kryer lindjen në Spitalin e Përgjithsëm në Pejë në periudhen Korrik-Gusht 2021.

Qëllimi i këtij punimi është që përmes grumbullimit, sistemimit dhe analizës së të dhënave të rezultuara nga punimi të vërtetoj se ndërlidhja e mjekut personal në procesin e lindjes domosdoshmërisht ndikon në rritjen e përqindjes së lindjeve me Sectio Caesarea.

Proceedings Editor

Edmond Hajrizi

ISBN

978-9951-550-47-5

Location

UBT Kampus, Lipjan

Start Date

30-10-2021 12:00 AM

End Date

30-10-2021 12:00 AM

DOI

10.33107/ubt-ic.2021.187

This document is currently not available here.

Share

COinS
 
Oct 30th, 12:00 AM Oct 30th, 12:00 AM