Event Title

PIKËPAMJET DHE QËNDRIMET E STUDENTËVE TË INFERMIERISË PËR PUNËN JASHTË VENDIT

Session

Medicine and Nursing

Description

Në mbarë botën, ka një mungesë të madhe të infermierëve. Ky fenomen global rrjedh nga faktorë historik, ekonomik, social dhe politikë. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) vlerëson se Bota përballet me një mungesë globale prej pothuajse 4.3 milion të mjekëve, infermierëve e mamive dhe profesionistëve të tjerë të kujdesit shëndetësor. Edhe Kosova është prekur nga migrimi i infermierëve. Si vendi më i varfër në Evropë është kapluar nga korrupsioni sistematik, papunësia e lartë, nepotizmi në punësim, politizimi i sektorit publik, situata e vështirë ekonomike dhe potenciali i pa knaqësive sociale që janë ndër faktorët kryesorë të shtytjes që kontribuojnë në migrimin e përgjithshëm nga vendi. Nga ana tjetër, faktorë të përgjithshëm tërheqës, paga më të larta dhe standarde më të larta të jetesës, beneficionet sociale, stabiliteti politikë, kanë kontribuar gjithashtu në migrimin masiv të fundit nga Kosova.

Qëllimi: Hulumtimi është realizuar me qëllim të vlerësimit të pikëpamjeve dhe qëndrimeve të studentëve të infermierisë për punë jashtë vendit, dhe hulumtimi u realizua përmes pyetësorit. Ky hulumtim fokus të veqantë i jep Kosovës, duke hulumtuar faktorët që po ndikojn në migrimin e studentëve të infermierisë për punë jashtë vendit.

Materiali dhe metoda: Hulumtimi i takon tipit cross-sectional dhe për hulumtim është përdorur anketa. Bazuar në objektivat e hulumtimit, është kryer studim me një mostër prej 200 studentësh të viteve të treta, të programit të infermierisë të vitit akademik 2019/2020. Studentët e anketuar u zgjodhen me metodë rastësore. Pyetësori i strukturuar përfshiu gjithësej 20 pyetje. Studentët ishin nga programi i infermierisë në Universiteti i Prishtinës (UP), Universiteti i Gjakovës (UGJ), si dhe Kolegji Privat- University for Busniess and Technology (UBT). Pjesëmarrja ishte vullnetare dhe anonime.Të dhënat u përpunuan duke përdorur Programin Microsoft Exel.Për kërkim të literaturës janë përdoruar databazat më relevante si : PubMed, GoogleScholar, Med Line etj.

Rezultatet: Shumica e studentëve, me një përqindje 53% mendojnë ta vazhdojnë karrierën profesionale jashtë vendit, 31% e studentëve nuk mund të përcaktojnë ende dhe vetëm 16% e studentëve e shohin të ardhmen e tyre profesionale në Kosovë duke i shërbyer vendit. Po ashtu shumica e të anketuarve tanë 68% e shohin vetën si të gatshëm të përshtaten në sistemin Gjerman të punës. Elementi kryesor për që i shtyn në vendimin që të migrojnë, janë kushtet më të mira të punës dhe zhvillimi profesional me 56%. Gjithashtu 50% e studentëve faktorin ekonomik e vlerësojn si faktorin bazë, dhe po ashtu shumica 51% e studentëve i vlerësojn me rëndësi edhe faktorët social e politikë, dhe një tjetër përqindje të lartë 58% marrin kushtet e punës. Shumica e të anketuarve, 65% planifikojnë qëndrim afat gjatë mbi 5 vite.

Konkluzionet: Më shumë se gjysma (75%) e studentëve nuk kanë arritur të krijojnë një përvojë pune gjatë studimeve, prandaj me këtë studim pamë që një përqindje e madhe e studentëve po mendonin të largoheshin. Ekziston një nevojë e pamohueshme për veprime afatgjata për të përmirësuar kushtet e punës dhe pagesën e infermierëve. Nëse kjo nuk ndodh, kriza e burimeve njerëzore në sektorin e infermierisë kosovare do të thellohet.

Keywords:

Studentët e infermierisë, Migrimi profesional, Faktorët nxitës, Varfëria, Kosova.

Proceedings Editor

Edmond Hajrizi

ISBN

978-9951-550-47-5

Location

UBT Kampus, Lipjan

Start Date

30-10-2021 12:00 AM

End Date

30-10-2021 12:00 AM

DOI

10.33107/ubt-ic.2021.198

This document is currently not available here.

Share

COinS
 
Oct 30th, 12:00 AM Oct 30th, 12:00 AM