Event Title

Frekuenca e anomalive të dhëmbëve në rrafshin sagjital

Presenter Information

Uran Halimi
Shqipe Krasniqi

Session

Dental Sciences

Description

Malokluzionet janë çrregullime të okluzionit (kafshimit) normal. Në këtë punim kemi hulumtuar numrin e nxënësve me malokluzionet e klasës së parë (neutro-okluzioni), klasës së dytë (disto-okluzioni) nënklasa I dhe II dhe klasës së tretë (mezio-okluzioni).

Objektivat: Ky hulumtim ka për qëllim të nxjerr të dhëna të sakta statistikore për anomalitë e dhëmbëve në rrafshin sagjital tek nxënësit e shkollave fillore në komunën e Ferizajit. Cilat anomali janë më të shpeshta? Çfarë shpëndarje kanë në popullatë etj.?

Materiali dhe metodat: Hulumtimi është realizuar përmes ekzaminimeve klinike tek nxënësit e shkollave fillore në komunën e Ferizajit, duke analizur anomalitë në rrafshin sagjital. Përzgjedhja e rasteve ka qenë e rastësishme, rastet përjashtuese kanë qenë ato me mungesë të molarëve të parë të përhershëm. Hulumtimi është bërë gjatë periudhës kohore 2018-2019 në 154 nxënës.

Rezultatet: Në hulumtim janë përfshirë fëmijët nga mosha 8-12 vjeçare. 53.24% ishin të gjinisë mashkullore dhe 46.75% të gjinisë femërorë.

18.18% e nxënësve nuk kishin asnjë anomali në drejtim sagjital të okluzionit, ndërsa 31.16 % kishin malokluzion të klasës së I-rë.

9.09% kishin çrregullime të klasës së II-të nënklasa e parë, 12.98% kishin çrregullime të klasës së II-të nënklasa dytë dhe 28.57% kishin malokluzion të klasës së tretë.

Përfundimi: Anomalitë ortodontike janë probleme trashëguese por mund të vijnë edhe nga faktorët lokal siç janë shprehitë e kqija, karieset aproksimale, humbja e parakoshme e dhëmbëve të qumështit etj. Këto anomali shkaktojnë probleme funksionale, estetike dhe sociale. Të gjitha këto anomali janë të trajtueshme nëse diagnostikohen me kohë dhe merren masat e duhura ortodontike.

Keywords:

Çrregullimet sagjitale, okluzion, neutrokluzion, distokluzion, meziokluzion, anomali dentare.

Proceedings Editor

Edmond Hajrizi

ISBN

978-9951-550-47-5

Location

UBT Kampus, Lipjan

Start Date

30-10-2021 12:00 AM

End Date

30-10-2021 12:00 AM

DOI

10.33107/ubt-ic.2021.399

This document is currently not available here.

Share

COinS
 
Oct 30th, 12:00 AM Oct 30th, 12:00 AM