Event Title

Sprovat dhe perspektiva e profesionit të dizajnit në Kosovë

Session

Integrated Design

Description

Dizajni është një degëzim profesional nga fusha e arteve të aplikuara që në thelb derivon nga arkitektura dhe artet tjera klasike, si p.sh., piktura dhe vjen si rezultat i kërkesave të shoqërisë që paraqiten me zhvillimin industrial e teknologjik. Si i tillë, dizajni ka një shtrirje të gjerë të fushëveprimit dhe të përdorimit. Fushëveprimi dhe përdorimi i dizajnit është shtrirë edhe më tej në vitet e fundit me ekspanzionin që ka përjetuar bota digjitale dhe përdorimi i mjeteve digjitale nga njeriu bashkëkohor. Kosova ka qenë pjesërisht pas këtyre zhvillimeve - më saktësisht goxha shumë pas në aspektin e zhvillimit industrial, e në anën tjetër jo edhe aq shumë pas përparimeve në aspektin e zhvillimit digjital. Në këtë kontekst, në Kosovë haset në sprova të ndryshme sa i përket aplikimit të dizajnit në industrinë e përgjithshme dhe industrinë kreative. Ndërkaq, në botën e tanishme ku pandemia vuri në pikëpyetje shumë forma tradicionale të veprimtarisë njerëzore dhe kushtëzoi në masë të madhe ekzistencën e tyre me ndërmjetësimin e mediave digjitale, rëndësia e dizajnit shtohet edhe më shumë. Në këtë rast dizajni si zgjidhje funksionale dhe estetike është thelbësor si për produktin poashtu edhe për median ndërmjetësuese. Ky punim synon të pasqyrojë aplikimin e dizajnit në Kosovë, të analizojë arritjet dhe sprovat e aplikimit të tij, si dhe të parashikojë një perspektivë të zhvillimit të këtij profesioni në vend për vitet e ardhshme.

Keywords:

Dizajni, produkti, industria, media digjitale, pandemia.

Proceedings Editor

Edmond Hajrizi

ISBN

978-9951-550-47-5

First Page

1

Location

UBT Kampus, Lipjan

Start Date

30-10-2021 12:00 AM

End Date

30-10-2021 12:00 AM

DOI

10.33107/ubt-ic.2021.116

This document is currently not available here.

Share

COinS
 
Oct 30th, 12:00 AM Oct 30th, 12:00 AM