Event Title

PROCESI I FORMIMI TË QEVERISË SIPAS TË DREJTËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS

Session

Law

Description

Në këtë punim autorët analizojnë me sy kritik bazën kushtetuese të formimit të qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve dhe pas mocionit të mosbesimit. Sistemi zgjedhor proporcional, pluralizmi i skajshëm partiak dhe korniza normative konsiderohet të jenë faktorët kryesorë që vështirësojnë procesin e formimit të qeverisë. Duke i lënë anash dy faktorët e parë, të cilët me gjithë përpjekjet për ndryshimin e tyre nuk kanë pësuar ndryshime, autorët pohojnë se baza kushtetuese,pas interpretimeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ka pësuar ndryshime edhe procedurale por edhe përmbajtësore. Më këto ndryshime-pavarësisht që janë akoma të diskutueshme, është qartësuar dhe lehtësuar procesi i formimit të qeverisë.

Bazuar në hulumtimin doktrinar juridik, në këtë punim përcaktohen dhe në mënyrë kritike interpretohen dispozitat përkatëse kushtetuese, por edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë të bëjnë me bazën kushtetuese dhe faktorët në procesin e formimit dhe shkarkimit të qeverisë, si dhe situatat e mëpastajme. Fakti se aktgjykimet kushtetuese mund të interpretohen sërish dhe të jenë në funksion të nomenklaturave politike momentale, bën që situata në të ardhmen të shfaqet e paqëndrueshme. Prandaj, konsiderojmë se amandamentimi i kushtetutës është garancioni më i mirë për parandalimin e krizave politike dhe kushtetuese, me rastin e krijimit të pushtetit ekzekutiv pas zgjedhjeve, apo edhe për të mbështetur mandate të plota parlamentare.

Duke qenë se në shumë shtete procesi i formimit te qeverisë rregullohet me konvencione kushtetuese apo edhe rregulla parlamentare, dhe jo me kushtetutë, ne besojmë se ky punim mëton të jetë kontribut në pasurimin e praktikave kushtetuese të formimit të qeverive, dhe së këndejmi edhe të së drejtës krahasuese kushtetuese.

Keywords:

formimi i qeverisë, Kushtetuta e Kosovës, Gjykata Kushtetuese, kriza kushtetuese, Presidenti, Kryministri.

Proceedings Editor

Edmond Hajrizi

ISBN

977-9951-550-47-5

Location

UBT Kampus, Lipjan

Start Date

30-10-2021 12:00 AM

End Date

30-10-2021 12:00 AM

DOI

10.33107/ubt-ic.2021.148

This document is currently not available here.

Share

COinS
 
Oct 30th, 12:00 AM Oct 30th, 12:00 AM