Date of Award

Winter 12-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Vilat si objekte individuale / familjare të banimit janë ndër ndërtesat arkitektonike që kanë pësuar me së shumti ndryshime kuptimore, strukturale, kulturore, kontekstuale e qasje ambientale, në këtë kuptim edhe termi “vila” është përdorur në mënyra të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Influencat e ndryshme gjatë historisë kanë bërë që shumë nga karakteristikat e vilave të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, mirëpo edhe disa karakteristika të tyre të lashta të ruhen ende në disa regjione. Shtetet / perandoritë të cilat kanë sunduar më kohë të gjatë pjesë të mëdha të Botës po ashtu kanë pasur edhe shtresën e pasur/ elitare e cila edhe ka komisionuar ndërtimin e disa prej vilave më impozante që kanë lenë gjurmë në historinë e artit, arkitekturës dhe kulturës së përgjithshme.

Që nga antikiteti, Vila ka siguruar një “arratisje” përfundimtare nga stresi i punës dhe ritmi tensionues i jetës në qytet. Si një tipologji e ndërtesave të banimit, Vila ka qëndruar me shekuj, gjithnjë duke siguruar qetësi dhe bukuri për ata që tërhiqeshin brendamureve të saj për të shëtitur përmes kopshteve që e rrethonin atë. Si e tillë Vila zë një vend qëndror në historinë e arkitekturës Perëndimore.

Në kuader të këtij punimi të diplomës është përzgjedhur tema Villë moderne. Për konceptin e projektit inspirim fillestar ishte forma e shkronjës “F”, pastaj ka evoluar në shkronjën “E” duke ja hequr disa pjesë, ku fokusimi më i madh ishte në shtrirjen horizontale të objektit, duke u bazuar në krijmin më të fundit të dizajnimit të objekteve të kohës bashkëkohore, ku janë përdorur pastërtia dhe format e rregullta katrore dhe drejtëkëndëshe.

Metodat që janë përdorur për realizimin e këtij punimi janë:

• Metoda analitike (përshkrimi tekstual)

• Metoda grafike (projekti arkitektonik)

Me anë të këtij punimi kam fituar njohuri më të zgjeruara rreth projektimit të villave, materialeve të reja, zhvillimit të teknologjisë, fitimit të energjisë alternative dhe mbrojtjes së ambientit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.891

Included in

Architecture Commons

Share

COinS