Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Nita Hashani, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Kolegji për Biznes dhe Teknologji, Abstrakti i shkallës Bachelor të studimeve.

Projektimi dhe dizajnimi i një Vile Luksoze Familjare, P+K në fshatin Reçanë, komuna e Prizrenit.

Sot, ndryshimet e vazhdueshme dhe konceptet e ripërtëritura të stilit të jetesës së njerëzve sjellin dhe krijojnë gjithnjë e më tepër nevoja për kualitetet e përgjithshme të banimit. Si rrjedhojë edhe ka lindur një trend i ri dizajni dhe kërkesa të reja për qasjen ambientale, organizimin e kthinave, përzgjedhjen e materialeve dhe konceptin e dizajnit. Kjo qasje rezulton në krijimin e hapësirave më natyrale për banim dhe më të përshtatshme duke përdorur gjuhën më natyrale dhe më të pastër të dizajnit, duke u dhëne atyre një shpjegim të kapshëm dhe të gjallëruar të konceptit të dizajnit arkitektonik në faktin se ndërtesat lindin me qëllimin për t'u shërbyer njerëzve.

Si lokacion i përshtatshëm për këtë detyrë në bashkëpunim me mentorin e kësaj teme kemi përzgjedhur pjesën lindore të komunës së Prizrenit, përkatësisht fshatin Reçanë, lokacion i cili ka një teren mjaftë të mire, në një zone të qetë, vizura të bukura etj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2487

Included in

Architecture Commons

Share

COinS