IMPLEMENTIMI I SISTEMI ELEKTRONIK I TË DHËNAVE (ELECTRONIC DATA INTERCHANGE EDI) NË ORGANIZATAT ME EKONOMI NË TRANSICION: RASTI I KOSOVËS

Luljeta Arifi, University for Business and Technology - UBT

Abstract

Në ditët e sotme nuk mund të mohojmë faktin se zhvillimet teknologjike kanë përmirësuar jetën tonë dhe gjërat tani janë më të lehta dhe më të përshtatshme. Lehtësirat të cilat ofron sistemi i informacionit, i cili është sistem kompjuterik, siguron informacione që organizatat kërkojnë të menaxhojnë në mënyrë efikase dhe efektive. Pikërisht Sistemi Elektroni i të Dhënave (Electronic Data Interchange - EDI) është teknologji informative ndërorganizative i cili mundëson partnerëve tregtarë të shkëmbejnë automatikisht të dhënat në mes sistemeve të tyre të informacionit. Kjo temë ka për qëllim të paraqesë vendet në tranzicion përfshirë Kosovën, të cilët janë subjekt i veçantë i studimit të cilët lidhen me shpërndarjen e teknologjisë në proceset e biznesit. Sistemi Elektroni i të Dhënave dhe pjesa tjetër e teknologjisë digjitale bëhen të përdorura me qëllim për të përmirësuar efektivitetin dhe efikasitetin në sektorin private dhe publik duke rritur cilësinë e informacionit, shpejtësinë e shkëmbimit të informacionit,

fleksibilitetin e procesit të biznesit dhe duke përmirësuar operacionet dhe besueshmërinë e rrjetit të biznesit. Qëllimi i teknologjisë digjitale në nivel operacione mbetet i njëjtë, ndërsa zbatimi dhe qëllimi janë të ndryshme kur është fjala për t'u zbatuar në vendet e ndryshme. Në ekonomitë e zhvilluara objektivi kryesor i implementimit të teknologjisë digjitale është përmirësimi i cilësisë së informacionit, në zhvillimin e vendeve në tranzicion, zbatimi i EDI paraqet sfidë më të madhe, pasi objektivi kryesor orientohet drejt stabilitetit ekonomik. Studim shqyrton zbatimin e teknologjisë digjitale me theks të veçantë në implementimin e EDI në vendet në tranzicionit përfshirë Kosovën duke eksploruar sfidat dhe pengesat.