Title

ROLI I MESAZHIT TË BE-SË NË QËNDRIMET E NJERËZVE NDAJ TË DREJTAVE TË MINORITETEVE ETNIKE: RASTI I SHQIPËRISË

Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Ridvan Peshkopia

Language

Albanian

Abstract

Demokratizimi në Europën Lindore postkomuniste ka sjellë edhe një vëmendje më të madhe respekt të rritur ndaj të drejtave të njeriut. Rasti i vendeve ballkanike bëhet edhe më interesant për t’u studiuar po të kemi parasysh se konflikti mbizotëruesnë Ballkan është konflikti etnik. Fokusi ynë tek Shqipëria e merr kuptimin nga e kaluara e dhunëshme politike e Shqipërisë e reflektuar edhe tek mungesa e respektit për cilëndo të drejtë të njeriut, përfshi edhe të drejtat e minoriteteve etnike (kryesisht grekevë dhe më pak romëve). Dëshira e vendit për t’u antarësuar në BE, si edhe mbështjetja e madhe për këtë antarësim mes shqiptarëve ka bërë që kushtet që BE-ja i vendos Shqipërisë për antarësim të luajnë një rol më të madh në ndryshimin si të politikave të Shqipërisë për mbrojtjen e minoriteteve, ashtu edhe opinionit të qytetarëve për këto të drejta. Ne argumentojmë se njerëzit janë të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm ndaj mesazhit të BE-së për çështjet e të drejtave të njeriut. Ne e testojmë këtë argument me një sondazh eksperimental që është kryer në Shqipëri në Maj-Qershor 2015 dhe gjejmë se, në të vërtetë, qytetarët të cilëve u kujtohet se BE-ja e ka kushtëzuar antarësimin e Shqipërisë me mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve priren të tregojnë më shumë mbështetje për këto të drejta.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.292

This document is currently not available here.

Share

COinS