Title

SMART CITY

Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Qytetet në ditët e sotme përballen me sfida komplekse për të përmbushur objektivat në lidhje me zhvillimin socio-ekonomik dhe cilësinë e jetës. Koncepti i "qytetit të zgjuar" është një përgjigje ndaj këtyre sfidave. Infrastruktura e TIK-ut luan një rol kyç në këtë fushë të re kërkimore duke qenë gjithashtu një mjet për shoqërinë që të lejojë idetë e reja të përparojnë dhe të zhvillohen qasje të reja, më efikase, me qëllim të zgjidhjes së disa problemeve dhe njohurive të ardhshme në zonat urbane dhe më shumë në përgjithësi në kontekstin e shoqërisë moderne. Një fokus specifik është vendosur mbi qeverisjen dhe çështjet e privatësisë të cilat janë ngritur në epokën celulare.

Në gjithë botën, urbanizimi është një tendencë në rritje,sa më shumë persona qe mblidhen së bashku, sistemet e zgjuar dhe integrimi i tyre duhet edhe më shumë të zhvillohet, jo vetëm për të ofruar shërbime që njerëzit kanë nevojë, por edhe për ti bërë këto shërbime në mënyrë efikase me ndikim minimal në mjedis.Bërja e një qyteti në atë të zgjuar po shfaqet si një strategji për zbutur problemet e krijuara nga rritja e popullsisë urbane dhe zhivillimi i urbanizimit mjaft shpejtë ku e gjithë kjo do të mundësohet përmes mundësive që ofron Internet of Everything (IoT). Qëllimi i kësaj teme është hulumtimi dhe zhvillimi zgjidhjeve të reja, të quajtura këto shërbime të zgjuara, me qëllim të zgjidhjes të disa problemeve në të ardhmen dhe çështjeve të njohura në zonat urbane në kontekstin e shoqërisë moderne.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1729

Share

COinS