Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Winston Churchill shkurtimisht shprehi efektin e arkitekturës dhe rrethinës me komentin

se : ”Ne i formësojmë ndërtesat tona, dhe më vonë ato na formojnë ne”.

Qëllimi i këtij abstrakti është të informojë se si arkitektura mund të kontribojë në shërimin ose të sigurojë hapësira dhe ngjarje ku shërimi shpirtëror mund të jetë prezent. Ne jemi qenie njerëzore dhe kemi lidhje të brendshme me mjedisin tonë me anën fizike, mendore, emocionale dhe shpirtërore.

Ky studim përfshin procesin e krijimit dhe dizajnimit te zonave për të pushuar kokën tuaj të përgjumur, ku mund të zgjidhet të qëndroni në një numër të hoteleve me stile të ndryshme, p.sh. si një boutique hotel. Çka do të thotë ‘boutique hotel’? Boutique hotel është zakonisht një hotel i vogël, numri i dhomave rallë e kalon numrin njëqind. Duke pasur një numër të kufizuar dhomash, shërbimi është më i personalizuar, prandaj personeli do të jetë gjithnjë i vëmendshëm ndaj nevojave të mysafirëve. Shumë hotele boutique janë shpesh 10 deri 20 për qind më pak të shtrenjtë se hotelet e tjera. Kjo është e përkryer për udhëtarët të cilët dëshirojnë një përvojë të klasit të lartë në një buxhet më të ulët. Fjala "Boutique" gjithashtu përcakton shkallën e rehatis dhe unike të shërbimit të hotelit. Më së shumti që i preferojnë këto hotele janë, çifte mbi moshën 30 vjeç dhe nën 50 vjeç. Ideja e këtij projektimi të boutique hotelit rrjedh së pari si nevojë e vendit tim, Prishtinës. Qyteti i Prishtinës ka nevojë për hotele të tilla. Pasi që hotelet konsiderohen si një komponent i rëndësishëm ekonomik për çdo komunitet. Çdo biznes duhet të mbajë klientët të lumtur, por në industrinë e mikpritjes është kaq vitale që të mbajnë mysafirët e angazhuar në mënyrë që biznesi të rritet dhe të përparojë. Shërbimi i mirë i klientit është një nga çelësat e suksesit në çdo biznes, por është veçanërisht e rëndësishme në industrinë e hoteleve, ku mysafirët kërkojnë nga personelin që të bëjnë qëndrimin e tyre të relaksuar dhe të rehatshëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.748

Included in

Architecture Commons

Share

COinS