Date of Award

Summer 7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arber Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome i takon fushës së arkitekturës dhe është i bazuar në një pjesë periferike të Prishtinës te quajtur “Matiqan”. Normalisht se në teritorin e ri, i cili do t`i integrohet kryeqytetit të Kosovës përveq objekteve të banimit kolektiv e objekteve afariste, janë paraparë edhe institucionet parashkollore dhe shkollore. Në pjesën e quajtur “Mati 1”, lagje e cila është pjesë përbërëse e Matiqanit janë planifikuar 2 hektar tokë private për ndërtimin e një çerdhe dhe një shkolle fillore, pra një hektar për secilin objekt. Lokacioni i çerdhës konkretisht gjindet në rrugën “C” dhe është degëzim i rrugës “B” që njihet si kufiri në mes lagjes “Bregu i diellit” dhe “Matiqanit”. Parcela e çerdhes nga ana veriore ka qasje në rrugën “C”, kurse është e rrethuar me banim nga ana perëndimore dhe jugore, në lindje është e kufizuar me shkollën fillore që do të ndërtohet në të ardhmen, pra mund te themi se çerdhja ka një vendodhje apo parcel ideale. Duke pas parasysh karakterin apo qëllimin e objektit është planifikuar që çerdhja të ndërtohet vetëm në një etazhë, pra vetëm përdhesë. Po ashtu rëndësi i është kushtuar edhe orientimit ku qëllimi kryesorë ka qenë që të gjitha hapjet e dhomave të fëmijëve të jenë të orientuara kah jugu për dy arsye: 1. Dhomat e fëmijëve të kenë sa më shumë dhe sa më gjatë ndriçim natyral. 2. Gjatë stinës së dimrit të shfrytëzohet ngrohtësia e diellit pasi që dihet se dielli gjatë stinës së dimrit lind dhe perëndon afër jugut. Kapaciteti i kësaj çerdhe është për 115 femijë të moshave prej 9 muaj deri në 6 vjeç. Ndarja e fëmijëve sipas grupmoshave është bërë me qëllim që të avancohet zhvillimi i tyre sipas moshës që kanë dhe edukatoret të jenë më afër fëmijëve në bazë të nevojave specifike zhvillimore. Gjithashtu fëmijet kanë edhe një hapësirë për shumë qëllime ku mund të zhvillojnë aktivitete dhe të qëndrojnë në grupe mikse që mundëson modelimin e sjelljeve midis moshatarëve dhe nxënien e aftësive të reja, nëpërmjet imitimit të më të rriturve. Janë siguruar hapësira parkimi dhe rrugë për stafin dhe prindërit që mbledhin fëmijët, shesh lojërash dhe gjelbërim. Të gjitha këto ide të miat i kam shfaqur në këtë projekt final duke u munduar që të mos jetë një skenar utopik dhe diqka e pa realizueshme

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.711

Included in

Architecture Commons

Share

COinS