Date of Award

Spring 4-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albania

Abstract

Në këtë punim do të trajtohet një restaurim për bllokun urban në qytetin e Kaçanikut.

Qëllimi i këtij restaurimi është zgjidhja e problemeve të kësaj zone urbane, përpjekja e përmirësimit të situatës urbane për të sjellë një dinamikë të re të planifikimit për të balancuar interesat e publike dhe private, dhe po ashtu të siguroj kushte jetese që i përshtaten qytetarëve për të gjitha grupmoshat.

Degradimi urbanistik, tejkalimi i lejeve ndërtimore, ndërtimet pa leje kanë ndikuar në shkatërrimin e arkitekturës e cila është brengë për të gjithë.

Po ashtu janë të shumta problemet e qasjes së personave me nevoja të veçanta,banimit, argëtimit, rekreimit, parkingjeve dhe punës.

Planifikimi i këtij blloku është përpjekje për të orientuar zhvillimin e tokës në interes të përbashkët.

Këtu përfshihet banim kolektiv i cili është i vjetër po aq sa vet njerëzimi, është i lidhur me themelimin e zonave të dendura te banimit me karakter urban, dhe definohen si grumbullim i njësive për banim, të cilat janë të përsëritura në mënyrë vërtikale apo horizontale.Këto ndërtesa përcillen me afarizëm ku zakonisht përbën përdhesen në të cilën qytetari ka kontaktin e parë me ndërtesën, e cila mund të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme.

Sheshi është hapësirë atraktive shumë e rëndëishmë për një vendbanim, përcillen me ndërtesa dhe lokale përreth.

Hapësirat gjelbëruese dhe rekreacion janë element i domosdoshëm për shëndetin e qytetarëve në një vendbanim, pasi që këtë zonë e përshkon lumi Nerodime kjo hapësirë mund të shëndrrohet në hapësirë relaksimi dhe tërheqëse për banoret.Kurse në pjesën e rekreimit përfshihen lojrat oër fëmijë çiklizëm etj.

Pasi qe pozita e kësaj zone është qëndrore, atëherë duhet ti jepet edhe karakteri i qendrës duke i ndërlidhur elementet e përmendura më lartë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.759

Included in

Architecture Commons

Share

COinS