Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Safet Zejnullahu

Language

Albanian

Abstract

Mediat e reja ose ato sociale janë mundësi e re e gjithë atyre që tentojnë të manipulojnë me të vërtetën. Duke qenë kështu, këto media po ndryshojnë edhe mënyrën e komunikimit, njëherësh po demediatizon mediat tradicionale. Ky punim ka për qëllim të analizojë përdorimin e mediave të reja si mundësi e pastër për tentim të manipulimit me publikun. Përmes këtyre mediave, sidomos akterët politikë synojnë të prodhojnë lajme të rrejshme, kështu këta të fundit po krijojnë rrugë të cilat mundësojnë një gjë të tillë, pra “fake news”.

Përveç akterëve politikë, në krijimin e lajmeve të rreme kanë dorë edhe grupet e ndryshme të interesit, duke nisur nga kompanitë e mëdha, që në vend të shpenzimeve për reklamë, përdorin, me një çmim shumë më të lirë, mediat online, fillestare dhe me probleme financiare, për të luftuar në tregun e egër të marketingut, natyrisht jashtë rregullave fer të lojës.

Individë të caktuar, për qëllime private e politike, kanë gjetur një fushë ku më lehtë mund të depërtojnë, për të sulmuar kundërshtarët.

Krimi i organizuar, po kështu, në gjithë botën, ka shtënë në dorë shumë “media” të tilla, për të zhvilluar fushatat kundër forcave të rendit e kundër shtetit, me qëllim të mbajtjes ose krijimit të një hapësire sa më të madhe për veprim.

Për gjetjen e këtyre mënyrave viteve të fundit në mënyrë indirekte i ka ndihmuar edhe Evropa, më saktë si Kosova ashtu edhe Maqedonia e Shqipëria.

Punimi do të analizojë shembuj të lajmeve të rreme, të krijuara për një qëllim, arritjen e synimeve të projektuara.

Po ashtu, do të jepen shembuj se si Donald Trump zgjidhet president i ShBA-së. A i ndihmuan lajmet e rrejshme zgjedhjen e tij si president? Kush ra pre e qëllimit të Donald Trump-it?

Ndërkohë ekskluzivisht për këtë punim janë intervistuar edhe dy gazetarë amerikanë, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në lidhje më këtë fenomen, pra për lajmet e rrejshme.

Është shumë e qartë se, derisa fushëveprimi i medias së re online të rregullohet me ligje në të gjitha shtetet, hapësira për lajme të rreme do të jetë e madhe. Këtë e dinë mirë të gjithë ata që i prodhojnë këto lajme, ndaj nguten që të tilla të prodhojnë sa më shumë. Deri tash vetëm një numër i vogël shtetesh e kanë rregulluar me ligj fushën e veprimit të medias online, të tjera janë në hapat fillestarë, ndërsa në hapësirën ku jetojmë ne dhe në vendet në rajon, legjislacioni në këtë fushë lë shumë për të dëshiruar.

Ndaj, do të “furnizohemi” edhe gjatë me lajme të rreme, të prodhuara nga joprofesionistët, për qëllime të tyre personale e grupore, në interes të individëve e grupimeve të caktuara, që shpesh janë edhe individë e struktura pikërisht nga institucionet që do të duhej ta rregullojnë me ligj fushëveprimin e medias së re.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.141

Included in

Communication Commons

Share

COinS