Date of Award
Spring 3-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Me dinamiken e jetës në ditët e sotme dhe me ritmet e shpejta pothuajse marramendëse të zhvillimit dhe të ndryshimit të gjërave në jetën e përditshme, bizneseve u imponohet të jenë sa më fleksibile dhe inovative në mënyre që ti bëjne ballë konkurrencës së tregut tu përshtaten këtyre ndryshimeve dhe të arrin të korrin suksese. Të jeshë konkurrent në treg do të thotë të jeshë inovativ dhe të jeshë në hap me ndryshimet që ndodhin për të qenë i till biznesi ka nevojë për informacione, informacionet sigurohen nga hulumtimi i tregut. Pikërisht ky është qëllimi i këtij punimi që të paraqes rëndësin e hulumtimit dhe zhvillimit në të mire të ndërmarrjes, posaqërisht ndikimin e hulumtimit dhe zhvillimit në rritjen e produktivitetit të Biznesit: “Nje analizë të Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme (NVM-ve) në Kosovë”.
Për realizimin e këtij punimi do të përdore metodën kualitative dhe kuantitative të hulumtimit. Ku metoden kualitative do ta realizoje me anë të shqyrtimit kritik dhe kualitativ të literaturës për të krijuar një bazë teorike të ndërlidhur me problematiken kurse për realizimin e metodës kuantitative do të shfrytëzoj intervista me saktësisht pyetsor të realizuar në disa Ndërmarrje të vendit tonë. Fillimisht do të paraqesim një historik të shkurtër të hulumtimit dhe zhvillimit, gjendjen aktuale dhe rëndësin, me pas një përshkrim të NVM-ve në Kosovë dhe gjendjen e tyre në raport me hulumtimin dhe zhvillimin, faktorët determinues të produktivitetit të biznesit në Kosovë etj. Të gjeturat e këtij hulumtimit do tu shërbejn bizneseve në vetëdijsimin lidhur me rëndesin e Hulumtimit dhe Zhvillimit në realizimin sa më produktiv të veprimtaris së tyre duke pasur parasyshe burimet e kufizuara financiare, njerëzore, risqet dhe pasigurit në mënyr që të kemi kthim sa më të mirë është tejet e nevojshme që të investohet në hulumtim dhe zhvillim. Hulumtimi do të jetë një nga punët më të rëndesishme në shoqërine e së ardhmes, hulumtimi dhe zhvillimi është një komponent i rëndësishem i nevojshëm për të mbijetuar në botën e konkurrencës ekonomike globale.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.2795
Recommended Citation
Jusaj, Blerta, "NDIKIMI I HULUMTIMIT DHE ZHVILLIMIT NË PRODUKTIVITET TË BIZNESIT: NJË ANALIZË E NVM-ve NË KOSOVË" (2017). Theses and Dissertations. 2294.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2294