Date of Award

Fall 10-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Sejdi Xhemaili

Language

Albanian

Abstract

Me shpalljen e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 dhe me sigurimin e njohjeve nga shumica e shteteve të rajonit, Kosova hap rrugët e saj për tregti ndërkombëtare përmes marëveshjeve të bëra me qëllim të lehtësimit të procedurave për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe vendet e rajonit.Vendet e Evropës Qendrore më 1992, formuan Marrëveshjen për Tregti të Lirë, ku Kosova u antarsua në këtë marrëveshje përmes UNIMK-ut. Në mungesë të një kapaciteti të zhvilluar ekonomik, prodhimtaria në Kosovë është në nivele tepër të ulëta të cilat nuk arrijnë t’i përgjigjen as nevojave të brendshme. Si rrjedhojë e kësaj, Kosova ka një bilanc tregtar vazhdimisht negativ.Në anën tjetër,shteti më i afërt me Kosovën , Shqipëria pozicionohet më mirë në këtë aspekt.Ekzistojnë dy mënyra përmes të cilave shtetet mund të zhvillohen ekonomikisht.E para mënyrë është stimulimi apo promovimi i eksportit, dhe mënyra tjetër është zëvendësimi i importit.Kosova si vend i ri në rrafshin ndërkombëtar ballafaqohet me një sfidë të vështir ekonomike,sociale,politike dhe teknologjike.Sipas doganës së Kosovës në tremujorin e parë të vitit 2018 Kosova ka blerë rreth 100 milion euro mallra nga Serbia dhe ka shitur vetëm rreth 5 milion euro në këtë shtet.Gjatë këtij hulumtimi parashihen mardhënjet e shtetit të Kosovës edhe me vendet e tjera të rajonit si dhe barrierat e tyre për tregti. Nga 12 shtete gjithsej të rajonit, Kosova ka të nënshkruara/arritura 30 marrëveshje dhe konkluzione e memorandume të mirëkuptimit gjithsej me 8 shtete të rajonit, marrëveshje këto të natyrës ekonomike e tregtare. Numrin më të madh të marrëveshjeve ka të nënshkruar me fqinjin e saj të parë Shqipërinë, me të cilën tashmë ka nënshkruar 8 marrëveshje të karakterit ekonomik e tregtar. Sipas rezultateve shteti Kosovës ka mardhënje të mira pjesërisht me vendet e rajonit dhe që sot posedon rreth 90% të importit kjo e vërteton më së miri edhe pse është problem për Kosovën pasi ka vetëm 10% eksport.Të vetmen gjë që duhet të kërkoj Kosova nga vendet e rajonit është të ketë reciprocitet. Bizneseve kosovare u duhet mbështetja e duhur institucionale në mënyrë që të motivohen dhe t’i përdorin aftësitë dhe kapacitetet e prodhimit dhe ta ulin shkallën e importit në vend.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1760

Included in

Business Commons

Share

COinS