Date of Award
Spring 5-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Investimet e Huaja Direkte janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka pasur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendet pritëse janë të rëndësishme si për nga shumëllojshmëria e tyre ashtu dhe për nga rëndësia ekonomike, politike dhe sociale që ato gjenerojnë. Përfitimi i këtyre efekteve nuk vjen automatikisht por ndikohet nga realizimi i disa kushteve specifike. IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin produktivitetin e ekonomisë nëpërmjet transferimit të njohurive dhe teknologjisë, ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja për tregti, rritin konkurrueshmërin e ekonomisë, ndikojnë në reduktimin e deficitit të llogarive korente, rritin punësimin dhe mbi të gjitha ndikojnë në mirëqenien e popullsisë. Rritja e investimeve të huaja është objektiv kyç për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe prioritet strategjik i qeverive. Tërheqja e këtyre investimeve kërkon politika dhe strategji të mirë përcaktuara, përmirësime të vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si dhe përmirësim në klimën për mjedisin e biznesit dhe investimeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.2779
Recommended Citation
Zymberi, Marigona, "ROLI DHE RËNDËSIA E INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK RASTI I KOSOVËS” : ANALIZË E PERIUDHËS 2007-2016" (2018). Theses and Dissertations. 2273.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2273