Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Shkëlzim Ukaj

Language

Albanian

Abstract

Vitaminat janë substanca organike, të përhapura në të gjitha ushqimet, si tek bimët, shtazët dhe mikroorganizmat ndërsa njeriu i merr ato nëpërmjet ushqimit. Vitaminat kanë rëndësi të madhe sepse ruajnë dhe mirëmbajnë metabolizmin e organizmit, janë thelbësore për të gjitha funksionet e organizmit përfshirë metabolizmin, rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e shëndetit të njeriut si pjesë aktive e metabolizmit të organizmit. Qëllimi kryesor i punimit ka qenë analizimi i vitaminave B kompleks, roli dhe rëndësisa që kan këto vitamina në organizëm.

Materiali i përdorur për këtë punim është siguruar kryesisht nga interneti, nga faqja me e madhe e publikimeve mjekësore ’’PubMed’’, poashtu kemi konsultuar literaturën dhe publikimet vendore. Gjithmonë duke përzgjedhur literatura dhe publikime sa më të reja, të viteve të fundit. Vitaminat B janë një grup substancash, ndikimet pozitive të të cilave janë të mëdha në organizmin tonë. Ato janë thelbësore për funksionimin e mirë të mëlçisë dhe sistemit nervor, ndikojnë në metabolizmin e lipideve dhe proteinave dhe transformojnë karbohidratet në glukozë. Ky grup substancash na ndihmon të ndihemi më pak të lodhur, nxitin tretjen, luftojnë inflamacionet etj. Konsumimi i tyre nëpërmjet ushqimeve është i domosdoshëm. Në rast mungese, këshillohet përdorimi vitaminave në formë tablete. Gjendet në burime ushqimore si: mishi, peshku, vezët, qumështi, bishtajoret, arrat, drithërat. Vitamina B1 ndihmon në rastet e lodhjes, stresit, tek dhimbjet muskulore apo vështirësi në frymëmarrje. Nëse vuajmë nga acarimet e lëkurës, duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj vitaminës B2, pasi lufton me efikasitet inflamacionet. Vitamina B3 ndihmon në rastet e mostretjes së ushqimit dhe të përzierat. Gjithashtu, është thelbësore për të garantuar mirëfunksionimin e aparatit tretës dhe hidratimin e lëkurës. Vitamina B9 merr pjesë në metabolizmin e proteinave dhe sintezës së ADN-së, duke luajtur një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit nervor. Vitamina B12 është thelbësore për sigurimin e rezervave energjetike të organizmit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2262

Included in

Food Science Commons

Share

COinS