Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Egzona Osmanaj

Language

Albanian

Abstract

Ky punim ka për qëllim të ofrojë informacione të rëndësishme lidhur me rregullimin ligjor dhe funksionimin në praktikë të sistemit të përmbarimit privat në Kosovë. Pyetjet kërkimore të cilat parashtrohen në kuadër të këtij punimi janë:

  1. Kush janë subjektet e procedurës përmbarimore;
  2. Cili është organi kompetent për zhvillimin e procedurës përmbarimore;
  3. Cilat janë kushtet dhe si shkon procedura për emërtimin e përmbaruesit privat;
  4. Cilat janë bazat juridike për caktimin e përmbarimit;
  5. Si bëhet inicimi i procedurës përmbarimore dhe si shkon rrjedha e zhvillimit të procedurës?
  6. Cilat janë llojet e vendimeve në procedurë përmbarimore?
  7. Cilat janë mjetet e goditjes së vendimeve në procedurë përmbarimore?

Këto pyetje janë shqyrtuar dhe analizuar duke u bazuar kryesisht në legjislacionin në fuqi në Kosovë gjegjësisht në Ligjin për Procedurën Përmbarimore i Kosovës, dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore referuar sistemit të përmbarimit privat. Në përfundim të punimit është arritur në konkludim që me ligj në mënyrë mjaft të qartë dhe të detajuar janë të parashikuara dhe të rregulluara të gjitha veprimet të cilat i japin shkas zhvillimit të procedurës përmbarimore duke filluar nga inicimi i procedurës, e deri tek marrja e vendimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.332

Included in

Law Commons

Share

COinS