Date of Award

Fall 11-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nehat Ramadani

Language

Albanian

Abstract

Koncepti i ciklit të jetëgjatësisë së produktit nuk është i ri, meqenëse është analizuar, rishqyrtuar dhe diskutuar shumë nga ekspertët dhe profesionist të ndryshëm në kohëra të ndryshme. Ndërsa ekonomisti i parë që zhvilloi këtë teori është Raymond Vernon, ekspert në fushën e tregtisë ndërkombëtare dhe themelues i FMN-së (Fondit Monetar Ndërkombëtar). Ndërsa pas prezantimit të kësaj teorie janë bërë hulumtime të shumta dhe të llojllojshme në përdorimin e stratëgjive të mirëfillta në mënyrë që jetëgjatësia e produktit të jetë sa më e gjatë dhe të njejtën kohë më efikase dhe profitabile. Kjo temë tregon rëndësinë e përdorimit të ciklit të jetëgjatësisë nga ndermarrësit për te arritur qëllimet e tyre në të ardhmen. Krijimi i një harte me pika kyçe të cilat do të përshkohen nga produkti/shërbimi, do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për ata ndërmarrës që e shohin produktin e tyre sfidues dhe të pa-parashikueshëm. Ky punim diplome është realizuar në metodën e kërkimit, metodë e cila mbledh të dhëna në internet, artikuj të ndryshëm, libra apo në raste të veçanta edhe intervista kërkuese. Ndërsa unë jam fokusuar më shumë në web faqe të ndryshme interaktive të marketingut dhe në libra ose artikuj të përpiluar nga studiues të mirëfilltë dhe serioz. Në këtë punim do shqyrtojmë fazat e ciklit të produktit dhe do ti bëjmë analizë secilës prej tyre në mënyrë që të dalim me një konkluzion të mirëfilltë. Analizimi dhe rishqyrtimi për përdorim sa më efektiv të këtyre fazave në këtë punim do të jetë më interesant dhe atraktiv, sepse do ti përdorim produktet e shërbimeve, gjë që është përdorur rrallë herë nga ne, për shkak të fokusimit në produktet industriale apo produkte tjera. Dhe kjo është njëra nga arsyet pse unë mendoj që ky punim do të jetë atraktiv dhe do të tërheqë vëmendje më shumë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1918

Included in

Business Commons

Share

COinS