Date of Award

Winter 1-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Mechatronics, System Engineering and Robotics

First Advisor

Xhemajl Mehmeti

Language

Albanian

Abstract

Ky punim ka për qellim që të demonstrojë mundësitë e kontrollimit të makinerive dhe proceseve përmes rrjetit duke komunikuar në të njëjtën mënyrë siç komunikojnë kompjuterët PC të lidhura në rrjetë. Punimi demonstron kontrollimin e tre motorëve me hap (step Motor) që mund të lëvizin një makinë me tre akse. Është përdorur një mënyre mjaft origjinale e kalkulimit të kohës se kaluar dT duke përdorur numërimin e cikleve të procesorit në mënyrë asinkrone dhe integrimin e intervaleve të kaluara për ta njësuar shpejtësinë përmes akselerimit konstant. Kështu janë eliminuar problemet që ka sistemi operativ MS Windows kur ka nevojë që të punojë në kohë reale si dhe mungesa e tajmerit të rezolucionit të lartë në Visual Basic. Lëvizja simultane në tre akse është kalkuluar si segment S = SQRT( Sx^2 + Sy^2 +Sz^2) dhe pastaj njësuar në çdo aks veç e veç. Mundësitë të demonstruara në këtë punim të kontrollimit përmes rrjetit të proceseve mjaft të shpejta si ato të lëvizjes simultane të tre motorëve me hap vërtetohen edhe përmes punimit praktik të një skemës funksionale elektronike. Softueri i përdorur është i thjeshtë dhe i qartë dhe përveç kalkulimeve të lëvizjeve mundëson leximin e instruksioneve të thjeshta të shkruara në një file teksti me komanda të thjeshta të lëvizjes absolute ose relative të akseve me shpejtësi që mund të ndryshohet po ashtu me një komandë të thjeshtë. Programi i realizuar ka një interfejs grafik të thjeshtë dhe intuitave që lehtëson përdorimin e tij nga personeli punues. Ai punon në mënyrë automatike dhe manuale sipas nevojës. Parasheh mundësinë e ndryshimit të shpejtësisë gjatë punës duke e ngritur ose ulur sipas dëshirës. Komunikimi me kontrolluesin të rrjetit bëhet sipas protokollit UDP me dërgimin e paketave ASCII që bartin të dhënat për lëvizjen e motorëve me hap. Këta motorë mund te lëvizin akset e makinave përpunuese ose të jenë pjesë të makinave ose proceseve me komplekse. Edhe pse në këtë punim nuk trajtohen ka mundësi që të zgjerohet me hyrje që lexojnë ndërprerësit fundor ose matjet e ndryshme përmes hyrjeve TTL ose analoge përmes A/D konvertorëve. Sot kur rrjeti internet lidhe pikat me të largëta të planetit tonë me dhënie të një IP reale mund të bëhet kontrolli i pajisjeve, makinerive dhe proceseve përmes internetit ose rrjetit pa tela. Mundësitë kufizohen vetëm me fantazinë tonë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.225

Share

COinS