Date of Award

Fall 10-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Kujtim Elezi

Language

Albanian

Abstract

Në bisedat e inçizuara me kompozitorin David Rosenboom (1947) në Kolegjin Mills të Oaklandës, Kaliforni, inxhinieri Iannis Xennakis (1922-2001) shpjegon se gjatë studimit të të vëmendjes muzikore, një numër mekanizmash drejtojnë vëmendjen tonë drejt një imazhi të një vepre ose përjetimi muzikor, apo çfarëdolloj eksperience artistike që na ndihmon të rigjenerojmë një përjetim nga kujtesa.Thënë ndryshe, kur duam të rikujtojmë një pjesë muzikore, së pari rikujtojmë imazhin që na asocon me këtë vepër, pra, nuk zhvillohet e vetme, por e lidhur me kujtime, pamje fotografike, përjetime, ose edhe imazhe arkitektonike. Përmes një rishikimi të shkurtër historik që nga parahistoria tek kohët moderne, ky hulutim ka për qëllim të nxjerë në pah lidhshmërinë e muzikës dhe arkitekturës që siç do të shihet qartazi në vazhdim, ka ekzistuar që nga kohët e njeriut parahistorik, shpeshherë thuajse pa u vënë re. Se si janë ―përkthyer‖ ndarjet ritmike në fasada arkitekturale, si mund të krijojmë muzikën nga matematika, cila arkitekturë i shkon përshtati stileve muzikore, ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, si nis arkitektura duke pasur për inspirim muzikën, si rrjedh muzika nga një përjetim i theksuar emocional që mund të na ofrojë arkitektura dhe të tjera çështje si këto, janë pyetje që ky hulutim tenton t’u japë pergjigje duke marë për bazë shembuj konkret të dëshmuar në veprat e arkitektëve dhe muzicientëve. Një theks i veçantë do të vendoset tek veprimtaria e Iannis Xenakis, më saktësisht Pavijoni Philips (1958), si shembull tipik ku arkitektura dhe muzika shkrihen brenda një konstruksioni të vetëm. Nga forma organike e planit të Le Corbusier kalon tek përpunimi i fasadës, kulmit, dyshemesë që në fakt bëhen një strukturë e vetme e pandërprerë paraboloidi hiperbolik, dizajnuar deri në detajet e fundit nga Xennakis, inspiruar nga kompozimi i tij Metastaseis (1954). Projeksione zërimi, eksperimentime me akustikë nën tingujt e Poème électronique të Edgar Varèse's, do t’i çojnë vizitorët drejt një përjetimi të ri, shumë më largpamës për kohën e krijimit. Phillips Pavijon hap dyert drejt zhvillimit të muzikës elektronike dhe inxhinierisë akustike, por mbi të gjitha do të vulosë të përbashkëtat e muzikës dhe arkitekturës. Se si kanë lindur këto të përbashkëta, si janë zhvilluar, çfarë lloj përjetimesh janë në gjendje të nxisin, janë temat që do të trajtohen në vazhdim.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.858

Included in

Architecture Commons

Share

COinS