Date of Award

Spring 6-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nora Sadiku Dushi

Language

Albanian

Abstract

Industria globale e kozmetikës po zhvillohet vazhdimisht. Ajo po karakterizohet nga një rritje e rregullt dhe konkurrencë e lartë. Në të njëjtën kohë, për ndërmarrjet e shumta, inovacioni duket se është mjeti i rritjes. Punimi thekson inovacionin e produktit si një faktor thelbësor, i cili ndikon në përparësitë konkurruese të secilës prej produkteve kozmetike. Duke u përpjekur të mbesim në hap me zvhillimin e teknologjisë, mediat po ndryshojnë nga viti në vit dhe po kthehemi më shumë drejt mediave në sferën online. Kjo u shëndrrua në një nga burimet parësore për t’i kuptuar informacionet, e sidomos përdorimi i rrjeteve sociale. Rrjetet sociale po na lehtësojnë marrjen e informacioneve të ndryshme të cilat mund të kenë rëndësi shoqërore. Tashmë trendi i marrjes së informacioneve në rrjetet socialet nga influencerët, fytyra publike është i pranishëm tash e disa vite.

Qëllimi i këtij punimi është të kuptojmë se a kanë ndikim influencuesit e ndryshëm të brendeve të kozmetikës, që konsumatorët të blejnë pikërisht këto produkte që ata i promovojnë, poashtu do të merren në konsideratë faktorë të ndryshëm siç është sjellja e konsumatorëve dhe një ndër faktorët social siç janë influencuesit.

Bazuar në pyetjen hulumtuese dhe rezultatin e pritur dhe në qëllimin e punimit është zgjedhur të përdoret metoda kualitative si qasje hulumtuese. Metoda kualitative është zgjedhur sepse hulumtime dhe studime të mëhershme pjesërisht kanë shpejguar pyetjen hulumtuese ku informacioni i disponueshëm ka qenë në artikuj dhe burime elektronike nga autorë të huaj dhe vendas. Pastaj pas një hulutimi holistik të punimit ne zgjedhëm pytësorin si strategjinë e duhur hulumtuese për këtë punim. Bazuar nga të gjitha të dhënat e arritura mund të themi se promovimi i produkteve të kozmetikës nga influencuesit ka ndikim pozitiv në blerjen e produkteve kozmetike nga konsumatorët. Si rezultat, marketingu përmes influencuesve është bërë një nga strategjitë e marketingut që markat e ndryshme të përdorin për të promovuar produktet dhe shërbimet.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2876

Included in

Business Commons

Share

COinS