Date of Award
Spring 6-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Zejdush Tahiri
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Epilepsia është sëmundja më e shpeshtë në neurologji, ku manifestohet me ngërçe të muskujve dhe çrregullim të fuqishëm të vetëdijes. Në këtë punim janë të paraqitura shkaqet e epilepsis, simptomat, ndihma e parë, ndërhyrja kirurgjikale, roli i infermierit/es ndaj pacientëve me epilepsi dhe shumë informata lidhur me sëmundjet epileptike. Metodologjia: Studimi është i tipit Cross sectional dhe është realizuar në repartin e neurologjisë në QKUK.Ёshtë përdorur pyetësori i strukturuar të cilin e kemi adresuar në repartin e neurologjisë në QKUK. Pjesëmarrës në këtë pyetësor ishin pacientët e repartit neuorologjikë të sëmurë nga sëmundja e epilepsisë.. Rezultatet: Prej 12 personave që morën pjesë në hulumtim, 7 ishin të gjinisë femërore dhe 5 të gjinisë mashkullore. Mosha më e shprehur e pjesëmarrësve ishte 18 deri 30 vjeç me 58.33% të pjesëmarrësve, pastaj 30 deri 45 vjeç me 33.33% dhe 45 deri 65 vjeç me 8.33%. Nga 12 persona të anketuar, 41.66% deklaruan se gjatë sulmit epileptik e humbin vetëdijen 3 deri 5 minuta, pastaj 33.33% janë shprehur se kanë humbur vetëdijen më shumë se 5 minuta, 16.66% kanë humbur vetëdijen 1 deri në 2 minuta dhe 8.33% janë shprehur se gjatë sulmit epileptik kanë humbur vetëdijen deri 1 minutë. Konkluzione: Përmes këtij studimi kuptojmë që një pacient me epilepsi përjeton sulme epileptike maksimalisht deri në 6 herë brenda vitit. Pacientët e sëmurë nga epilepsia kur janë në momente epileptike janë të pavetëdijshëm maksimalisht më shumë se 5 minuta. Gjithashtu, nëpërmjet këtij hulumtimi kuptuan që pacientët me epilepsi pasi të kalojnë një sulm epileptik, te ata shfaqen edhe probleme në të mbajturit mend të situata para sulmit epileptikë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2914
Recommended Citation
Rrudhani, Meriton, "KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTËT ME EPILEPSI" (2021). Theses and Dissertations. 2716.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2716