Date of Award

Summer 7-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Artan Tahiri

Language

Albanian

Abstract

Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.

Rendi kushtetues shfaqet si një koncept mjaft kompleks, si në aspektin formal ashtu dhe atë substancial, prandaj i gjendur nën ndikimin e faktorëve transformues, të brendshëm e të jashtëm, sjell për pasojë që edhe jurisprudenca kushtetuese në jetë në zhvillim të vazhdueshëm, duke përmbushur misionin për qartësimin e përmbajtjes dhe gjetjen e vendit të përshtatshëm në tablo për çdo pjesëz të re që shfaqet në realitetin e Kosovës. Në këtë kuptim, është e natyrshme që në këtë tablo të mungojnë pjesëza të caktuara, në trajtën e parimeve apo nocioneve ende të pashfaqura në realitetin shqiptar ose, ndonëse të pranishme ende të patrajtuara. Por kjo është pasojë e natyrshme e natyrës dinamike të rendit kushtetues në kuadrin e procesit të globalizmit, në përgjithësi, dhe globalizimit të së drejtës, në veçanti.

Në literaturën juridike trajtohen tri argumentet e nënvizuara nga Kelzeni, mbi të cilat ai mbështet kontrollin e kushtetutshmërisë: së pari: parakushti i ekzistencës së një rendi kushtetues ligjor është uniteti logjik që sigurohet nga njohja e kushtetutës si ligji themelor. Një kushtetutë që nuk përmban garanci kundër akteve antikushtetuese nuk është tërësisht e detyrueshme në kuptimin teknik të saj. Një kushtetutë sipas së cilës ligjet antikushtetuese mbeten të vlefshme, pasi antikushtetutshmëria nuk çon në anulimin e tij, është pak a shumë e njëjtë me një dëshirë pa forcë detyruese.Së dyti, organet e ndryshme shtetërore mund të hyjnë në mosmarrëveshje kushtetuese gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre dhe se aktet e tyre, përfshi dhe ligjet, mund të bien ndesh me kushtetutën. Këto mosmarrëveshje zgjidhen nga gjykata kushtetuese, e cila plotëson funksionin kushtetues të ligjvënësit, por është legjislator negativ, pasi shkatërron rregullat antikushtetuese, të krijuara nga ligjvënësi në kuptimin pozitiv.85 Së treti, funksioni i kushtetutës për mbrojtjen e pakicave mund të realizohet vetëm nëse krijohet një forum që kufizon diktaturën e shumicës parlamentare.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.350

Included in

Law Commons

Share

COinS