Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Ky punim paraqet mënyrën e ndërtimit të një rrjeti mikrovalor me kapacitetit të lartë të transmetimit të të dhënave, me një topologji unazë. Përmes sistemeve transmetuese telekomunikuese mikrovalore bëhet lidhja e lokacioneve në zona të ndryshme gjeografike. Që të gjitha sinjalet e të dhënave, zërit, videos transmetohen përmes këtij sistemi. Inxhinierët e Telekomunikacionit që merren me projektimin e këtyre rrjetave duhet të kenë njohuri nga Telekomunikacioni, Rrjetat Kompjuterike, Siguria e pajisjeve që e përbëjnë këtë sistem, si dhe të kenë njohuri mbi bazën ligjore të Telekomunikacionit.

Duke marrë parasysh aspektin ekonomik, zhvillimin teknologjik, kohën e ndërtimit të sistemit transmetues, kosto e mirëmbajtjes, del se sistemet mikrovalore janë zgjidhja më e mirë në shumë situata. Në punim e kam treguar se ndërtimi i një sistemi mikrovalor me topologji unazë është një investim i dobishëm me një kosto ekonomike të përballueshme. Janë dhënë koordinatat e lokacioneve, shpjegime të nevojshme nga fusha e telekomunikacionit, rrjeteve kompjuterike, si dhe sigurisë. Kapaciteti i transmetimit të të dhënave përmes lidhjeve të sistemit transmetues mikrovalor duhet të jetë proporcional me nivelin dhe sasinë e shërbimeve që nevojiten për e-qeverisjen.

Uroj që shtjellimi i kësaj teme të jetë një ndihmesë profesionale për Inxhinierët e Telekomunikacionit dhe rrjetave kompjuterike, administratorët e rrjetave dhe persona të tjerë, që të marrin në konsideratë analizën e kësaj teme para, gjatë dhe pas implementimit të projekteve për e-qeverisjen.

Kontributi i autorit në shtjellimin e temës: përmbledhje e informacioneve se çka është e nevojshme të dihet, për ndërtimin e një sistemi transmetues mikrovalor.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1557

Share

COinS