Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Bekim Selimi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim kryesisht përbëhet nga mbledhja dhe shqyrtimi i literaturave të ndryshme që ndërlidhen me punimet e ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Në shtjellimin e kësaj teme të punimit të diplomës jam shërbyer me metodën e analizës kërkimore dhe me metodën e hulumtimit, softverve të ndryshëm.

Kërkesat e komunikacionit rrugor për rrugët e ndërtuara dhe përshtatura ndaj kushtev për makina të shpejta dhe të rënda motorike, me nivel të madh shërbimi, shkallë sigurie dhe qëndrueshmëri të planifikuar, si dhe hulumtimet e deritanishme eksperimentale në fushën e teknologjisë për prodhimin e shtresave të asfaltit, në katër dekadat e kaluara kishin dhe Akoma kanë ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e konstruksioneve fleksibile rrugore.

Ky punim diplome prezanton qasjen drejt zgjedhjeve së materialeve ndërtimore të specifikuara për zgjidhjen projektuese të përbërjeve, për lloje të ndryshme të përzirjeve të bitumit për shtresat bartëse dhe përfundimtare të asfalti betonit, siç janë:mjetëtlidhëse (bitumi, bitumen polimer të modifikura, emulsion bitumi dhe bitumen të rrallara) dhe agregatet minerale gurore (miell guror, imtësi e separuar e thërrmuar gurore, agregate natyrore gurore jo të separuara dhe të thërmuara gurore), pastaj qasje metodologjke ndaj zgjedhjeve proektuese për lloje të veçanta të standardizuara të përzierjeve të asfaltit me procedura të definuara për veprimtaritë egzaminuese të prezantuara në pasqyrat tabelore për llojet e veqanta të shtresave bartëse të bitumuara dhe asfalt betoneve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.454

Included in

Engineering Commons

Share

COinS