Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mirjeta Domniku
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe ndryshimet në standardin jetësor në njërën anë dhe kërkesa për shërbime më të shpejta, kualitet më të mirë në anën tjetër ishin ndër qëllimet kryesore që shtyen drejt kryerjes së këtij hulumtimi.
Ky punim ka për qëllim të trajtojë zhvillimin e E-marketingut dhe strategjisë WOM duke përfshirë edhe llojet, avantazhet dhe disavantazhet, shkallën e përdorimit në zonën ku është kryer hulumtimi në Ferizaj, si dhe në të njejtën kohë ka për qëllim të tregoj rezultatet në lidhje me atë se sa janë të informuar klientët për këto dy elemente a janë të gatshëm të investojnë, dhe sa mëndojnë se janë të rëndësishme.
Qëllimi kryesor është të sjellë informacione në lidhje me atë se sa ndikojnë E-marketingu dhe strategjia WOM në rritjen e shitjeve dhe zhvillimin e bizneseve
Metodologjia e përdorur në këtë hulumtim përfshin dy metoda ato janë kualitative dhe kuantitative ndërsa të dhënat janë marrë nga internet dhe me anë të pyetësorit.
Me anë të hulumtimit është kuptuar se E-marketing është përzierja e teknologjisë bashkëkohore të komunikimit dhe parimeve tradicionale që marketistët zakonisht aplikojnë. Kur flasim për teknologjinë moderne të komunikimit, kjo është media elektronike, e njohur më shumë si internet, E-marketing fokusohet në marketingun e kompanisë tuaj në internet. Ju mund të përdorni veçori të marketingut të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në internet për të lidhur kompaninë tuaj me klientët e rinj, për të ruajtur klientët e tanishëm dhe për të ndërtuar një identitet të markës.
Ndërsa WOM është një lloj marketingu ku informatat vijnë nga një burim personal, si një mik, bashkëpuntorë ose i afërm dhe këto informata kanë shanse më shumë për tu pranuar pozitivisht në kundërshtim nga një burim jo-personal, supozohet se 92% të konsumatorëve bësojnë më shumë informatat nga një burim i njohur, si dhe ky lloj marketing është më bindës se sa mediat informative tjera.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1847
Recommended Citation
Maliqi, Doruntina, "ROLI I E-MARKETINGUT DHE STRATEGJISË WOM NË ZHVILLIMIN E BIZNESEVE" (2019). Theses and Dissertations. 1758.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1758