Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

Language

Albania

Abstract

Arsimi i gjeneratave të reja vazhdon të mbetet prioritet dhe njëkohësisht sfidë e të gjitha shoqërive demokratike në botë. Shtetet, por edhe akterë tjerë brenda shtetit, vazhdojnë të mbesin të përkushtuar që përveç garantimit të përmbushjes të së drejtës në arsim si e drejtë elementare e njeriut, të garantojnë edhe cilësinë dhe mjedisin e përshtatshëm që procesi mësimor të realizohet në mënyrë të rregullt. Përveç garantimit të cilësisë së arsimit, institucionet e nivelit qëndror dhe lokal kanë detyrë primare krijimin e kushteve për punësim të kuadrove dhe gjeneratave të reja. Për të arritur përgatitje sa më të mirë profesionale për tregun e punës, në nivelin e shkollimit të mesëm të lartë vendosëm për trajtimin e një shkolle profesionale dhe drejtimeve atraktive të studimit, të cilat synojnë ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e kuadrove të reja për tregun e punës. Pasiqë Prizreni është një urë lidhëse shumë e mirë mes shumë qyteteve dhe është qendra kryesore e jugut të Kosovës, u vendos edhe lokacioni i ndërtimit të kësaj shkolle profesionale në Prizren. Gjithashtu edhe definimi i drejtimeve u vendos pas analizës së drejtimeve në shkollat profesionale në Prizren dhe në qytetet në afërsi të Prizrenit, sidhe nevojën të cilën e kanë aktualisht bizneset në këtë rajon, në mënyrë që edhe tregu i punës të jetë i garantuar pas përfundimit të shkollës apo edhe çertifikimit të nxënësve. Element tjetër i kësaj shkolle do të jetë edhe edukimi jo-formal, duke krijuar kështu shfrytëzim sa më të qëndrueshëm të hapësirave, përmes çertifimit në drejtime të ndryshme, element ky që mund të shfrytëzohet edhe nga kompani të huaja, duke mos patur nevojë që një staf i tërë të trajnohet dhe çertifikohet në kompaninë e caktuar në një vend tjetër, ky çertifikim mund të arrrihet në këtë shkollë, në bazë të marrëveshjeve që mund të arrihen. Drejtimet të cilat u analizuan si të duhurat për projektimin e kësaj shkolle janë: Arkitektura, Përpunimi i drurit, Efiqienca në energji, Programimi, Filigrani, dhe Përpunimi i verës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.822

Included in

Architecture Commons

Share

COinS