Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Xhelal Jashari
Language
Albanian
Abstract
Shëndetësia si fushë përmban në vete shumë procese të cilat kërkojnë kohë dhe përkushtim. Deri më tani një pjesë e madhe e këtyre proceseve janë kryer në mënyrë manual në vendet në zhvillim, gjë e cila ka ardhur me një numër të problemeve në vete.
Sistemet e reja softuerike bëjnë të mundur shmangien e këtyre problemeve, si në rastin tonë sistemi për dixhitalizimin e menaxhimit të shërbimeve shëndetësore.
Synimi primar është rritja e shumë faktorëve që kanë të bëjnë me këto procese, ndër to hyjnë rritja e sigurisë, efikasitetit, shpejtësisë dhe performancës. Në mënyrë që t’i arrijmë këto qëllime duhet bërë përfshirja e teknologjive të ndryshme si softuerike dhe harduerike, përdorimi i arkitekturave softuerike dhe shtrirja e rrjetit në nivel vendi.
Si element dallues i këtij punimi është përdorimi i arkitekturës së mikroshërbimeve e cila na siguron zgjidhje për disa nga faktorët e lartcekur dhe mundëson zgjerim të sistemit përmes veçorisë së shkallëzimit.
Ky punim në vete ngërthen edhe pjesën e komunikimit i cili realizohet në mes të komponentëve brenda sistemit, ku janë të bazuara në metodat e protokollit HTTP. Po ashtu është bërë analiza për mënyrën se si do të mund të integrohen edhe shërbime tjera duke mos ndikuar në strukturën aktuale.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1710
Recommended Citation
Vllaço, Edin, "ZHVILLIMI I SISTEMIT PËR MENAXHIMIN E KLINIKAVE, BAZUAR NË MIKROSHËRBIME" (2019). Theses and Dissertations. 1397.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1397