Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Zaim Gashi

Language

Albanian

Abstract

Osteoporoza është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e frakturave spontane.

Kjo sëmundje është duke u rritur çdo ditë dhe më shumë, si në vendet e zhvilluara ashtu dhe në vendet në zhvillim siç është Kosova. Osteoporoza gjithnjë e më shumë po bëhet një epidemi globale.

Aktualishtë është vlerësuar se më shumë se 200 milion njerëz vuajnë nga osteoporoza. Sipas statistikave të fundit nga Fondacioni Ndërkombëtar i Osteoporozës, në të gjithë botën, 1 në 3 gra mbi moshën 50 vjeç dhe 1 në 5 burra do të pësojnë fraktura Osteoporotike gjatë jetës së tyre, ndërsa në vendin tonë mbi 23% e grave menjëherë pas menopauzës preken nga dobësimi i eshtrave.

Osteoporoza është përgjegjëse për sëmundshmëri dhe vdekshmëri të konsiderueshme tek gratë pas menopauzës. Eshtë një problem i rëndësishëm i shëndetit publik, paraqet problem social,ekonomik dhe mjekësor për shkak të komplikimeve të tij të rëndësishme, gjegjësisht frakturave të femurit proksimal, rruazave (shpinë), parakrahut distal, humerusit proksimal, legenit dhe vendeve të tjera skeletore.

Me një diagnozë të hershme të kësaj sëmundje para se të ndodhin thyerjet dhe duke vlerësuar dendësinë minerale të eshtrave dhe me trajtimin e hershëm, mund të parandalohet Osteoporoza. Prandaj këshillat mjekësore dhe kujdesi infermieror e rritë vetëdijen e popullatës në parandalimin e kësaj epidemie.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.48

Included in

Nursing Commons

Share

COinS