Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arber Sadiki
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i një gallerie e cila ka për qëllim kryesor promovimin e artit në mënyra të ndryshme. Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në qytet në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet të i’u jepet rëndësi më së shumti. Në qytetin e Prishtinës aktualisht nuk ekziston një strukturë/objekt i cili i ka të inkorporuara disa funksione brenda një hapësire. Por, nuk mund të anashkalohet fakti që këto hapësira ekzistojnë por nuk kanë hapsira të mjaftueshme qe brenda një galleri të shprehen të gjitha. Duke marrë parasysh se në qytet dominon rinia shumë dhe poashtu duke marrë parasysh dëshirat e tyre që të këtë sa më shumë hapësira të ngjajshme, ku çdo person mund ra gjejë veten në pjesë të ndryshme në këto hapsira. Faza e dytë e analizimit ishte zgjedhja e një lokacioni, i cili kryesisht duhet të kishte qasje të lehtë edhe për personat më aftësi të kufizuar. Duke marrë parasysh që kultura dhe arti kanë fillin në “qytet” atëherë zgjedhja më e mirë për lokacion do të ishtë vetë qendra e Prishtinës. Lokacioni i zgjedhur është afër çdo aktiviteti dhe poashtu në afërsi për vizitorët e mundshëm. Objekti ka lidhjë të drejtpërdrejtë me ambientet e jashtme duke e bërë të mundur lidhjen me natyrën dhe gjëlbërimin. Faza e fundit e analizave ka qenë zgjedhja e funksioneve adekuate për këtë strukturë të cilat, normalisht, kanë nxjerrë në fund edhe një formë të objektit e cila lidhet me konceptin kryesor të projektit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.730
Recommended Citation
Visoça, Betime, "GALERIA E ARTIT MODERN" (2019). Theses and Dissertations. 805.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/805