Session

3

Description

Energjia dhe shfrytëzimi i saj paraqesin aspekte jetike të shoqërisë moderne. Shfrytëzimi sa më efikas i burimeve ndikon drejtpërdrejtë në zvogëlimin e ndikimit që aktiviteti njerëzor ka në ekosisteme. Shumica e energjisë në Republikën e Kosovës shfrytëzohet për qëllime të ngrohjes, amvisërisë,ndriqim etj.

Me qëllim uljen e shpenzimeve dhe humbjeve termike në ndërtesat publike, qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Botërore kanë ndërmarrë projekte në përmirësimin e efikasitetit energjetik të këtyre ndërtesave.

Qëllimi i këtij punimi është analizimi i një projekti të tillë dhe rezultateve përfundimtare përmes metodave kualitative dhe kuantitative duke dalë pos përfundimeve edhe me rekomandime të mëtejshme në përmirësimin e efikasitetit energjetik.

Rezultatet e dala nga ana e projektit tashmë të implementuar do të krahasohen me standardet ndërkombëtare mbi shpenzimin e energjisë, rregulloret teknike vendore si dhe ato rajonale të BE-së. Përpos krahasimeve më lartë gjithashtu analizohet kthimi i investimit të një projekti të tillë për të parë se sa është i zbatueshëm.

Literatura e përdorur përbëhet nga dokumente zyrtare të MZHE-së, rregullore teknike vendore dhe rajonale si dhe standarde të BE-së.

Keywords:

Ndërtesë, energji, performancë energjetike, ndërtesë publike, ndërhyrje, vlerësim, propozim.

Session Chair

Arber Sadiki

Session Co-Chair

Ajhan Bajmaku

Proceedings Editor

Edmond Hajrizi

ISBN

978-9951-550-475

Location

Lipjan, Kosove

Start Date

30-10-2021 1:30 PM

End Date

30-10-2021 3:00 PM

DOI

10.33107/ubt-ic.2021.15

Included in

Architecture Commons

Share

COinS
 
Oct 30th, 1:30 PM Oct 30th, 3:00 PM

Ndikimi i masave renovuese për rritjen e efikasitetit të energjisë tek ndërtesat publike – Rast studimi “Ndërtesa e Administratës së Kampusit të Qendrës së Studentëve, Prishtinë”