Site Specific Sculpture: aplikimi në veprën “Drawinds in the Air”

Presenter Information

Burim BerishaFollow

Session

Art & Digital Media

Description

Skulptura duke qenë e njohur qysh në parahistori, ka një kohë të gjatë zhvillimi dhe përdorimi nga ana artizanale dhe monumentale. Si e tillë, skulptura ka kaluar periudha të ndryshmë të shprehjes artistike dhe stile të ndryshme e shoqëri të ndryshme. Në kontekstin e shoqërisë bashkëkohore dhe transformimeve të shekullit të fundit, skulptura si edhe shumë veprimtari tjera, natyrisht sprovohet me vështirësinë e të qenit prezent në tregun kulturor dhe të qenit në hap me trendet artistike. Rrjedhimisht skulptura në zhvillimin e saj për të qenë prezent në trendet bashkëkohore, ka zgjeruar gjuhën e komunikimit përmes përdorimit të teknikave të ndryshme, eksperimentimit me materiale të ndryshme dhe forma të ndryshme dy dhe tredimnesionale, konceptit, emërtimit, përdorimit të mediave dixhitale, ngjyrës, etj.

Në këtë rast, përdorimi i vendit specifik, është një nga format që ndihmojnë zhvillimin e skulpturës në kohën bashkëkohore. Në këtë kontekst ky punim shpërfaq një “pasqyrë” të demit që ne i bëjmë natyrës dhe rjedhimisht vetes tone me anë të ndotjes, dhe përmes aplikimit të vendit specific si pikënisje e konceptimit të një forme skulpturale ne arrijmë komunikim më të mirë, duke përfshirë në këtë rast edhe historikun e lokacionit, veprat më të njohura, dhe dy bienalet 2022 - Bienalja e Venecias dhe Manifesta RKS.

Punimi përqëndrohet tek përdorimi i termit site specific sculpture, air drawing dhe konceptit, të emërtuar “Air Drawings” (vepër e artit publik) që është realizuar në vitin 2021-22(përkrahur nga MKRS) dhe do të instalohet gjatë vitit 2022 në Prishtinë. Punimi shtjellon karakteristikat e sculptures, analiza për ndotjen e ambientit, dhe intervenimit artistic, bazuar në historikun e vendit specific, përmes vijave dhe formave gjeometrike e organike që formësojnë dhe kompletojnë veprën skulpturore “Site Specific Air Drawing Sculpture”.

Keywords:

Skulptura, site specific Sculpture, “Drawings in the Air”, arti publik.

Proceedings Editor

Edmond Hajrizi

ISBN

978-9951-550-50-5

Location

Lipjan, Kosovo

Start Date

29-10-2022 12:00 AM

End Date

30-10-2022 12:00 AM

DOI

10.33107/ubt-ic.2022.54

This document is currently not available here.

Share

COinS
 
Oct 29th, 12:00 AM Oct 30th, 12:00 AM