Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Muhamed Tairi

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Ky punim hulumtues ka të bëjë me Çrregullimet e Spektrit Autik apo ndryshe i njohur si autizmi. Ky është çrregullim kompleks që prek hapësirat të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirëtri fusha kryesore, atë të ndërveprimit shoqëror, komunikimit dhe mënyrës së sjelljes, ky crregullim prek fëmijët që në lindje, pra ata lindin si të tillë kështu duke u vecuar nga persona te tjerënga shumë aspekte emocional e shoqërore e shumë pak fizike. Deklarimi i problemit: Autizmi është një crregullim që prek njerëzit pa marrë parasysh gjinin apo racen. Ky studim do të tregojë se cfarë në të vërtet është autizmi, dhe si ndikon ai tek personat qëjanëtëprekur. Qëllimi i hulumtimit: Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të tërheqë vëmendjen e njerzve se autizmi nuk është një sëmundje aq më pak ngjitëse por një crregullim që mund të prek këdo. Me anë të këtij hulumtimi po ashtu do mundohemi të bëjmë ndërgjegjësimin e popullatës që ky çrregullim nuk ëshë sëmundje. Metodologjia: Gjatë këtij punimi si fillim është përdorur metoda përshkruese, pastaj ajo hulumtuese si pjesa kryesore e punimit, si dhe intervistë e drejtëpërdrejtë. Konkluzionet: Në këtë hulumtim kemi pasur mundësin të mësojmë mbi autizmin, se cfarë është në të vërtet, se si mund ta luftojmë sa do pak dhe pse preken këta persona po ashtu gjatë hulumtimit jemi njohur edhe me disa raste të disa fëmijëve të prekur me autizëm ku kemi mundur të kuptojm më qartë se nga cka vujanë konkretishtë këta fëmijë, po ashtu kemi bërë edhe dallimie mestë dy rasteve ku njëri rezultoi të jetë i prekur shumë rëndë, ndërsa tjetëri kishe simptoma më të lehta. Ajo cfarë kam konsideruar te nevojshme është rritja e numrit të personave që janë të specializuar për këtë fushë të cilët do të merreshin me autikët. Gjithashtu nga ky hulumtim u arrit në përfundim se autizmi nuk është sëmundje por është një crregullimi i zhvillimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.108

Included in

Nursing Commons

Share

COinS