Date of Award
Summer 6-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Ky punim diplome është një përmbyllje e studimit themelor në Universitetin për Biznes dhe Teknologji , departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor. Përzgjedhja e temës “Ndërtesë edukative – arsimore ” është bërë nga dëshira për të krijuar një objekt të përshtatshëm si dhe për të plotësuar nevojat e nxënësve. Shkolla fillore është objekti në të cilin fëmijët i marrin njohuritë e para si dhe ambientohen me pjesën arsimore. Shkolla është një institucion i projektuar për mësimin e nxënësve nën drejtimin e mësuesve. Shumica e vendeve kanë sisteme të arsimit formal, i cili është zakonisht i detyrueshëm. Në këto sisteme, studentët përparojnë nëpërmjet shkollave. Emrat për këto shkolla ndryshojnë nga vendi , por në përgjithësi përfshijnë shkollën fillore për fëmijët e vegjël dhe shkollën e mesme për të rinj të cilët e kanë përfunduar shkollën fillore. Institucioni në të cilin është mësuar arsimi i lartë, është quajtur kolegj universitar ose universitet. Shkolla gjithashtu mund të jetë e dedikuar për një fushë të veçantë, p.sh. si një shkollë e shkencave ekonomike ose një shkollë e vallëzimit.
Ka edhe shkolla jo-qeveritare, të quajtura shkolla private. Shkollat private mund të kërkohen kur qeveria nuk furnizon arsimimin adekuat, ose të veçantë. Shkollat tjera private gjithashtu mund të jenë fetare, të tilla si shkollat e krishtera, islame apo shkollat që kanë një standard më të lartë të arsimit ,ose që kërkojnë të nxisin arritje të tjera personale.
Shkollat për të rriturit përfshijnë institucionet e trajnimit të korporatave, arsim ushtarak dhe shkolla të trajnimit për biznes.Shkollat janë të organizuara në hapësira të destinuara për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Klasat, ku mësuesit japin mësim dhe nxënësit mësojnë, janë të një rëndësie qëndrore, por shkollat tipike kanë shumë fusha të tjera, të cilat mund të përfshijnë:
Kafeteria -sallë ngrënie apo mensë ku nxënësit e përdorin për të ngrënë
Fushë atletike- shesh lojërash, palestër
Zyra ku bëhen punët administrative të shkollës
Bibloteka –ku mund të shikojnë libra dhe revista, dhe shpesh t’i përdorin kompjuterët
Klasa të specializuara duke përfshirë laboratorët për arsim- shkencë
Laboratorë kompjuterikë ku puna me kompjuter është bërë bazë
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.899
Recommended Citation
Bytyqi, Hana, "NDËRTESA EDUKATIVE-ARSIMORE- SHKOLLË FILLORE" (2015). Theses and Dissertations. 1040.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1040