Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Architecture (MArch)
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Plakja e popullsisë është bërë një hulumtim shumë i rëndësishëm në dekadat e fundit. Të dhënat statistikore mbi plakjen e popullsisë si në Kosovë ashtu edhe në të gjithë botën, tregojnë se në të ardhmen e afërt, numri i popullsisë mbi moshën 65 vjeçare do të rritet në mënyrë dramatike. Mund të pohohet se do të ketë nevojë urgjente për një projektim të posaçëm për strehim të moshuarve. Prandaj, ky studim synon të bëjë kërkime dhe hulumtime dhe të praktikojë zgjidhje të projektimit për shtëpitë e të moshuarve. Për shumë njerëz të moshuar që nuk kanë një çati mbi kokat e tyre, pa përkujdesje familjare ose një vend për të thirrur shtëpi të tyre, shtëpia e të moshuarve apo qendra e kujdesit ditor do të jetë strehë e sigurt, ku mund të jetojnë me dinjitet dhe të bashkëveprojnë me kolegët e tyre. Qëllimi kryesor i projektit është që të u mundësohet të moshuarve të largohen nga shtëpitë e tyre me vetëdëshirë dhe të ushqejnë nevojat e tyre për ti kaluar vitet e mëvonshme në komoditet, siguri, shërbime, rehati dhe harmoni. Shtëpia e të moshuarve do të jetë funksionale, duke menduar gjithmonë për mirëqenien, jetëgjatësinë dhe cilësinë më të mirë të jetës së tyre. Në mënyrë që ata të përmbushin nevojat shpirtërore, me anë të këtij projekti, do u ofrohet mundësia që të bashkëveprojnë në afërsi me fëmijët e kopshtit. Gjithashtu për shkak të dinamikës së jetës së dy prindërve të cilët ballafaqohen me raste dhe nevoja emergjente në punë, atyre do t’u ofrohet mundësia që të dërgojnë të moshuarit dhe fëmijët e tyre në një kujdes 24 orë. Me zgjidhjen e këtij problemi atyre do u plotësohen nevojat e tyre ditore si të moshuarve, fëmijëve po ashtu edhe prindërve. Motivi themelorë i këtij studimi është që të i sjellë njerëz të tillë së bashku në simbiozë me të gjitha paisjet, shërbimet dhe kujdes ndaj tyre. Ky vend do të jetë një shtëpi si një familje e përbashkët, pa shqetësime dhe probleme, ku do të mbretëroj paqja e plotë mendore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.942
Recommended Citation
Zymberi Malushaj, Edona, "“Projektimi i Shtëpisë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Komunën e Prishtinës”" (2019). Theses and Dissertations. 1083.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1083