Date of Award

Summer 7-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Risku përkufizohet si shans për te humbur.Teknikat e menaxhimit te riskut fillimisht janë aplikuar ne banka,dhe me vone janë përdorur edhe nga firmat ,kompanitë e sigurimit,fondet dhe korporatat industriale.Për ketë arsye banka qendrore e Kosovës miratoi rregulloren për menaxhimin e riskut te bankave.Kjo rregullore zbatohet për të gjitha bankat dhe degët e bankave të huaja të licencuara nga BQK-ja për të operuar në Republikën e Kosovës,e cila ka për detyre mbikëqyrjen e një skeme te sigurimit te depozitave,kryerjen e operacioneve te tregut,si dhe ofrimin e likuiditetit emergjent, po ashtu rregullimin,licencimin,regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare,promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve te sigurta,te qëndrueshme dhe efikase te pagesave,te kliringut dhe te shlyerjes se letrave me vlere.Po ashtu përgjegjësi e bankës qendrore është funksionet dhe detyrat qe i janë besuar nga shoqëria,prandaj ajo bën përpjekje te mëdha qe objektivat e saj ti arrije,ne mënyre qe te ruaj qëndrueshmëri dhe kredibilitetin para publikut.Pra kemi shume lloje te riskut qe bankat ballafaqohen qdo dite,por tete me te rëndësishmet janë :risku i kredisë,risku i tregut,risku operacional, risku i likuiditetit,risku i biznesit,risku i reputacionit,risku sistemik,dhe rreziku moral.Te gjitha bankat kane ngritur departamentet e dedikuara te menaxhimit te riskut për te monitoruar,menaxhuar dhe kontrolluar këto riske.

Kjo temë e diplomës është shumë më interes të shtjellohet por njëkohësisht edhe shumë e vështirë, pasi që natyra e saj është mjaft komplekse dhe që duhet studim me i thellë e më preciz. Unë jam munduar të beje një përmbledhje të atyre shkresave që janë më të rëndësishme për t’u përdorur, por, natyrisht që ato janë ballafaquar edhe me idetë dhe këndvështrimet tona.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.990

Included in

Business Commons

Share

COinS