Date of Award

Fall 10-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nehat Ramadani

Language

Albanian

Abstract

Fjala e gojës (WOM) është një dukuri bashkëkohore dhe ajo është objekt i diskutimeve të shumta. Kjo është një faktor me ndikim për vendime të konsumatorëve për blerje. Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar se si ndikon fjala e gojës në sektorin e hotelerisë dhe si e mbrojnë ato imazhin dhe reputacionin e tyre kundër kritikave të mysafirëve të shprehura nga fjala e gojës në internet.

Disa intervista personale dhe anketat e bëra për këtë hulumtim janë bërë me një numër të menaxherëve dhe pjesëmarrësve tjerë të hoteleve në Kosovë për ti mbledhur të dhënat. U zbulua se fjala e gojës negative apo WOM mund të ketë një ndikim më të madh se fjala e gojë pozitive. Ky ndikim mund të jetë i dëmshëm për imazhin dhe reputacionin e hoteleve, nëse problem është shumë serioz dhe ku nuk është bërë asnjë përpjekje e hoteleve për ta rregulluar atë. Mbledhja e të dhënave ka treguar se hotelet tentojnë të miratojnë disa strategji të reagimit në mënyrë që të merren me komentet negative online. Një strategji mjaft e përdorur është ajo akomoduese për shkak të ndikimit të saj të favorshëm për mysafirët e hotelit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.989

Included in

Business Commons

Share

COinS