Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Ismail Ferati
Language
Albanian
Abstract
Organizmat e modifikuar gjenetikisht janë ushqime të prodhuara nga organizmat që kanë pësuar ndryshime në ADN-në e tyre duke përdorur metodat e inxhinierisë gjenetike dhe biologjisë molekulare. Kulturat apo kultivarët e modifikuar gjenetikisht janë projektuar për rezistencë ndaj patogjenëve dhe herbicideve, për të shtuar veti më të mira ushqyese, për të fituar më shumë ekonomikisht dhe për të humbur më pak etj. Në këtë studim janë analizuar disa mostra nga prodhues të ndryshëm (vendor dhe të jashtëm), kultivarët e të cilëve përbëjnë një përqindje të madhe në të ushqyerit bazë në RKS, sidomos në vendet rurale dhe veçanërisht kjo lëndë e parë me origjinë bimore, misri, përbën ushqimin kryesor nëpër ferma brenda RKS. Mostrat janë marrë në baza të rëndomta konceptualisht nga produkti i misrit dhe nga vet misri. Kjo temë dhe ky problem në Kosovë është relativisht i ri andaj është parë e nevojshme që në këtë studim të ngrihen shqetësime përmes analizave dhe teorive shkencore, duke sqaruar se çka janë OMGJ-të, pse prodhohen ato, efektet anësore të tyre (shëndeti, mjedisi) dhe dallimet që duhet bërë, ndarja nga faktet dhe mitet, prodhimi vendor vs i importuar, gjykimi objektiv i cili në rend të parë ka ekonominë që funksionon për shoqërinë dhe jo shoqërinë e cila funksionon për ekonominë dhe më e rëndësishmja sundimi i ligjit dhe si e trajton ligji i ushqimit në RKS temën në fjalë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.17
Recommended Citation
Arifi, Diellëz, "Studimi i UMGJ-ve në Republikën e Kosovës veçanërisht tek misri i importuar dhe vendor" (2019). Theses and Dissertations. 11.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/11