Date of Award
Spring 3-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Leonita Braha
Language
Albanian
Abstract
Mund të themi që termi zhvillim ekonomik ka qenë gjithmonë prezent gjatë viteve. Që nga shekujt e lashtë rritja dhe zhvillimi ekonomik i vendeve ka qenë objektivi kryesor. Ku edhe atëherë kanë dominuar problemet e tilla si papunësia, pabarazia, varfëria etj. Kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik të një vendi pasojnë pyetjet e tilla si: Çfarë ka ndodhur me varfërinë? Çfarë ka ndodhur me pabarazinë? Çfarë ka ndodhur me papunësinë? Nëse këto të trijat kanë pasur rënie atëherë mund të themi padyshim që kjo ka qenë një periudhë zhvillimi i vendit, në fjalë në të kundërten do të ishte e çuditshme të përdoret termi “zhvillim”. Mirëpo, cilat janë ato pengesa me të cilat ballafaqohet një vend gjatë procesit të zhvillimit? Ky punim diplome trajton pikërisht pengesat me të cilat ballafaqohet një vend, përkatësisht Kosova drejt rrugës së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Arsyeja e zgjedhjes së kësaj teme është për shkak të rëndësisë që ka zhvillimi dhe rritja ekonomike e vendeve, pavarësisht rëndësisë që ka, Kosova edhe pas zhvillimit të dukshëm që ka pasur pas kohës së luftës ende nuk është vend i zhvilluar dhe përballët me vështirësi të ndryshme. Si rezultat i kësaj, ne kemi vendosur të bëjmë një studim lidhur më këtë çështje dhe objektivat të cilat pretendohen të arrihen me këtë punim janë: - Identifikimi i pengesave me të cilat ballafaqohet Kosova në procesin e zhvillimit - Identifikimin e faktoreve e ndryshem që ndikojnë në zhvillimin e saj si dhe masat e ndryshme që mund të përdoren që të tejkalohen këto probleme Për të arritur që t’i përgjigjemi pyetjeve të këtij studimi, është bërë shqyrtimi i literatures duke analizuar detajisht të dhënat nga dokumentet zyrtare për Kosoven si dhe është realizur një intervistë e cila ka ndihmuar që të arrihen konkluzione lidhur me rastin e Kosoves. Pas analizës së të dhënave janë arritur edhe rezultatet kështu duke ardhur në një përfundim që Kosova ka përqindjen më të lartë të papunësisë në rajon, mbretëron varfëria dhe pabarazia si dhe janë identifikuar pengesat e ndryshme me të cilat ballafaqohet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.986
Recommended Citation
Ismaili, Donika, "FAKTORËT QË NDIKOJNË NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË VENDEVE TË ZHVILLUARA, NË ZHVILLIM DHE NË TRANZICION (RAST STUDIMI: KOSOVA)" (2016). Theses and Dissertations. 1101.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1101